Monday, May 18, 2020

KOMUNIKIM PER SHTYP

                                 
 DITE ZIE MBAREKOMBETARE PER TRASHEGIMINE KULTURORE SHQIPTARE

Të nderuar  miq e  bashkëkombas !

Shoqata “Bashkësia Dibrane”, si një ndër komunitetet më të vjetra qytetare në vend, e cila përfaqëson rreth 150 mijë veta, është mjaft e ndinjuar nga fryma dhe agresiviteti për prishjen barbare mbi Kompleksin të Teatrit Kombëtar.
E quajmë barbare pasi, një veprim të tille e kemi konstatuar në trupin tone në masakrat e genocidit të vitit 1913 të barabrëve sërb mbi popullsinë e pafajshme dhe paqësore të Dibrës së Madhe dhe territoreve të tjera Shqiptare.
Të njëjtin xhest dhe agresivitet bënë dhe mercenarët mbi artistët dhe qytetarët të cilët mbështesnin këto protesta për një të drejtë legjitime, e kulturore.
Të vendosësh dhunë, barbari e të nxesh flakrat mbi teatrin është njëlloj sikur të vesh dorë mbi insitucionet dhe objektet e kultit, pasi kultura është besim, e besmi është paqe.
Si mundet në një situate të tillë globale, e aq më tepër në një muaj të shenjtë, ku të gjithë luten për mirësi, begati e solidaritet, që njerëve ti dhurohet e mira, e drejta, dialogu dhe pozitiviteti, u legjitimua dhuna dhe barbaria mbi artistët, qytetarët dhe shoqëria civile nuk u more aspak në considerate, reagimet dhe zëri i insitucioneve kulturore europiane, zyra e bashkimit Europian dhe eurodeputetet e parlementit europian.
Si është e mundur që një vend anëtar me të drejta të plota në Asamblenë e Këshillit të Europës, me përfaqësi në Gjykanën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe pjesë e Natos-s, të përdori pa uzbardh dita dhunën dhe vandalizmin mbi artistët dhe manifestuesit paqësor!!
Historia ka arguentuar se njerëzit të cilët kanë pushtet, janë admiruar dhe pranuar nga maturia dhe pjekuria e vendimarrjes!!
Pse nuk marrin shëmbull Kuvendet dhe Kongreset e ndritëshme të Shqiptarëve, pasi aty do të gjejnë mjaft margaritar në mendim dhe urtësi?!
Shprehim keqëardhje për vendin tone, pasi në mënyrë të përsëritur shkelen normat dhe parimet e të drejtës kushtetuese dhe konvencioneve evropiane e atyre ndërkombëtare, e në veçanti me të drejtat njerëzore dhe kulturore.
Ajo që është më e papranueshmja është se njerëzit dhe qytetarët po dhunohen jo nga një dhunë e cila vjen nga jashtë vendit, por nga kriminel të veshur me helmeta të cilët flasin gjuhën tonë.
I përulemi me shumë respekt, nderim e sqimë për të gjithë ato artiste, actor, qytetar dhe shoqëri civile të cilët kanë jo 3 vite por mbi 22 vite, që luftojnë me barbarinë ndaj teatrit.
Një proverb prusian na meson se: “Të renë ruajte, të vjetrën mborje, pasi e reja do të kthehet një ditë në simbol”.

Kemi shkelur simoblet dhe për këtë mëkat nuk do të ketë shagim:

Në historinë e kulturës dhe artit do të shkruhet me gërma të shenjta se:

Ky teatër kombëtar, u ideua nga njerëz me mëndje të  ndritur dhe punë mire, u more në mbrojtje nga ato që e donin jetën dhe kulturën dhe u prish nga babëzia e djallit-Mefistofelian të veshur me pushtet.

I bëjmë thirrje komuniteteve të tjera tradicionale në Shqipëri, shoqatave, aktivisteve dhe qytetarëve të reagojnë me mature dhe pjekuri ndaj këtij dhunimi që i bëhet kulturës sonë.
Këshilli i të Urtëve dhe Kryesia e Shoqatës i drejtohet Kreut të shtetit, Presiedentit z. Ilir Meta, si përfaqësues më i lartë i insitucioneve juridiko-kushtetuese të garantojnë vijueshmërinë formalo-juridike të shtetit të drejtës, të përcaktuar në aktin e betimit të tij në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë neni 188/paragrafi 3, ku thuhet ”se do të respektoj të drejtat dhe liritë e shtetasve, do të mbroj pavarësinë e Republikës së Shqipërisë dhe do ti shërbej interest të përgjitshëm dhe përparimit të popullit Shqiptar”… si dhe të vendosi në vend dinjitetin e dhunuar të artistëve ne vlersim të punës së tyre të paçmuar deri më sot.

Për  rrjedhojë të shpërndaj Parlamentin e kukuvajkave !

Na lejoni ta mbyllim këtë reagim me thënjen e një njeri të mencur, të dijetarit Vehbi Dibra Agolli i cili thoshte se: “Naltësimi e përparimi i një vendi varet në sigurimin e qetësisë së bredshme. Atje ku mungon qetësia, nuk mund të përparojë industria, tregtia e burimet e tjera ekonomike që e lumturojnë një popull”

Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe Shqiptarët !

KRYESIA DHE KESHILLI I TE URTVE

                                                   image.png

No comments:

Post a Comment