REAGIM I “BASHKESISE DIBRANE"
Tiranë më datë, 15.05.2020
Tiranë më datë, 15.05.2020
Të nderuar miq e bashkëkombas !
Shoqata
“Bashkësia Dibrane”, si një ndër shoqatat patriotike e kulturore më të vjetra
në vend, po ndjek me shehtësim të madh situatën aktuale mbi Teatrin Kombëtar.
Kur
pritej që çështja e Teatrit Kombëtar të mbyllej, pasi ka një reagim pozitiv për
mbrojtjen e saj nga Këshilli i Evropës dhe zyra e Bashkimit Evropian, dhe partner të tjerë ndërkombëtar, nga ana e
autoriteteve të brendshme kërkohet me insistim prishja e godinës hisorike e
Teatrit Kombëtar, e cila është pjesë e kolanës së trashëgimisë kulurore dhe
artistike e kombit Shqiptar.
Na
duket e çuditëshme insitimi i disa qarqeve për prishje të tij, dhe reagimi
ndërkombëtar për mbrojtjen e teatrit dhe vlerave artistike.
Shoqata
jonë, Këshilli i të Urtëve dhe Kryesia e
saj, i bën thirrje të gjithë organeve shtetërore por dhe komunitetin dibran në
Tiranë, si pjesë e panteonit të kultures kombëtare të reagojnë masivish për mos
prishjen e këtij oblelisku të fundit të artit pamor, një tempull kur kanë
luajtur mjaft aktor të komunitetit tone dibran si: Sulejman Pitarka, Drita Agolli, Adivije Sharofi, Fadil
Kujovska, Qerim Hasa, etj.
Në çdo çast të gjithë ne dibranët fisnik, dashamirës të artit dhe kulturës të jemi bashkë për të mbrojtur këtë godinë si simbol të artit teatro ndër vite.
Në të gjithë që keni ndjekur me aq emocion çdo shfaqe në atë sallë e kemi duartorikur interpretimin e shumë aktorëve e midis tyre shumë dibran, të bëhemi mburojë e pakalueshme në mbrojtje të këtij tempulli të artit e kulturës Shqiptare.
Të
mbrojmë tempullin e fundit të historisë
së teatrit kombëtar !!
Kryesia dhe
Këshilli
“Bashkësia
Dibrane”
No comments:
Post a Comment