DITE ZIE MBAREKOMBETARE PER
TRASHEGIMINE KULTURORE SHQIPTARE
Të
nderuar miq e bashkëkombas !
Shoqata
“Bashkësia Dibrane”, si një ndër komunitetet më të vjetra qytetare në vend, e
cila përfaqëson rreth 150 mijë veta, është mjaft e ndinjuar nga fryma dhe
agresiviteti për prishjen barbare mbi Kompleksin të Teatrit Kombëtar.
E
quajmë barbare pasi, një veprim të tille e kemi konstatuar në trupin tone në
masakrat e genocidit të vitit 1913 të barabrëve sërb mbi popullsinë e pafajshme dhe paqësore të Dibrës
së Madhe dhe territoreve të tjera Shqiptare.
Të
njëjtin xhest dhe agresivitet bënë dhe mercenarët mbi artistët dhe qytetarët të
cilët mbështesnin këto protesta për një të drejtë legjitime, e kulturore.
Të
vendosësh dhunë, barbari e të nxesh flakrat mbi teatrin është njëlloj sikur të
vesh dorë mbi insitucionet dhe objektet e kultit, pasi kultura është besim, e
besmi është paqe.
Si
mundet në një situate të tillë globale, e aq më tepër në një muaj të shenjtë, ku
të gjithë luten për mirësi, begati e solidaritet, që njerëve ti dhurohet e
mira, e drejta, dialogu dhe pozitiviteti, u legjitimua dhuna dhe barbaria mbi artistët,
qytetarët dhe shoqëria civile nuk u more aspak në considerate, reagimet dhe
zëri i insitucioneve kulturore europiane, zyra e bashkimit Europian dhe
eurodeputetet e parlementit europian.
Si
është e mundur që një vend anëtar me të drejta të plota në Asamblenë e Këshillit
të Europës, me përfaqësi në Gjykanën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe
pjesë e Natos-s, të përdori pa uzbardh dita dhunën dhe vandalizmin mbi artistët
dhe manifestuesit paqësor!!
Historia
ka arguentuar se njerëzit të cilët kanë pushtet, janë admiruar dhe pranuar nga
maturia dhe pjekuria e vendimarrjes!!
Pse
nuk marrin shëmbull Kuvendet dhe Kongreset e ndritëshme të Shqiptarëve, pasi
aty do të gjejnë mjaft margaritar në mendim dhe urtësi?!
Shprehim
keqëardhje për vendin tone, pasi në mënyrë të përsëritur shkelen normat dhe parimet
e të drejtës kushtetuese dhe konvencioneve evropiane e atyre ndërkombëtare, e
në veçanti me të drejtat njerëzore dhe kulturore.
Ajo
që është më e papranueshmja është se njerëzit dhe qytetarët po dhunohen jo nga
një dhunë e cila vjen nga jashtë vendit, por nga kriminel të veshur me helmeta të
cilët flasin gjuhën tonë.
I
përulemi me shumë respekt, nderim e sqimë për të gjithë ato artiste, actor,
qytetar dhe shoqëri civile të cilët kanë jo 3 vite por mbi 22 vite, që luftojnë
me barbarinë ndaj teatrit.
Një
proverb prusian na meson se: “Të renë ruajte, të vjetrën mborje, pasi e reja do
të kthehet një ditë në simbol”.
Kemi
shkelur simoblet dhe për këtë mëkat nuk do të ketë shagim:
Në
historinë e kulturës dhe artit do të shkruhet me gërma të shenjta se:
Ky
teatër kombëtar, u ideua nga njerëz me mëndje të ndritur dhe punë mire, u more në mbrojtje nga
ato që e donin jetën dhe kulturën dhe u prish nga babëzia e
djallit-Mefistofelian të veshur me pushtet.
I
bëjmë thirrje komuniteteve të tjera tradicionale në Shqipëri, shoqatave,
aktivisteve dhe qytetarëve të reagojnë me mature dhe pjekuri ndaj këtij dhunimi
që i bëhet kulturës sonë.
Këshilli
i të Urtëve dhe Kryesia e Shoqatës i drejtohet Kreut të shtetit, Presiedentit
z. Ilir Meta, si përfaqësues më i lartë i insitucioneve juridiko-kushtetuese të
garantojnë vijueshmërinë formalo-juridike të shtetit të drejtës, të përcaktuar
në aktin e betimit të tij në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë neni
188/paragrafi 3, ku thuhet ”se do të
respektoj të drejtat dhe liritë e shtetasve, do të mbroj pavarësinë e
Republikës së Shqipërisë dhe do ti shërbej interest të përgjitshëm dhe përparimit
të popullit Shqiptar”… si dhe të vendosi në vend dinjitetin e dhunuar të
artistëve ne vlersim të punës së tyre të paçmuar deri më sot.
Për
rrjedhojë të shpërndaj Parlamentin e
kukuvajkave !
Na
lejoni ta mbyllim këtë reagim me thënjen e një njeri të mencur, të dijetarit
Vehbi Dibra Agolli i cili thoshte se: “Naltësimi e përparimi i një vendi varet
në sigurimin e qetësisë së bredshme. Atje ku mungon qetësia, nuk mund të
përparojë industria, tregtia e burimet e tjera ekonomike që e lumturojnë një
popull”
Zoti
e bekoftë Shqipërinë dhe Shqiptarët !
KRYESIA
DHE KESHILLI I TE URTVE
No comments:
Post a Comment