Me rastin e natës së Kadrit, tashmë traditë e shoqatës "Bashkësia Dibrane" u organizua më datë 19 maj 2020 iftari i përvitshmën tradicional në shenjë respekti ndaj kësaj dite të shenjtë.
Ky iftar në ndryshim nga herët e tjera u organizua në kushtet e një darke simbolike me një rreth të ngushtë njerëzish.
Ishin të pranishëm në këtë natë të shenjtë, Kryetari i Këshillit i të Urtëve Ing. Tofik Jegeni,
Kryetari i SHBD-së, Bujar Kapexhiu, sekretari i përgjithshëm S. Shatku, si dhe përfaqësues të komunitetit dibran në Tiranë, Prof. Dr. Petrit Bara "Mjeshtër i Madh", Kryetari i Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, Magj. K. Selita, studiuesi Gazmend Bakiu, anëtari i Kryesisë
SHBD z. F. Gjymishka, miq e dashamirës.
Fjala përshëndetëse u mbajt nga Kryetari i Këshillit i të Urtëve, Ing. Tofik Jegeni i cili foli për rëndësinë që shoqata "Bashkësia Dibrane" si një ndër shoqatat më të vjerta qytetare të komunitetit dibran i jep sot respektin këtij muaji të shenjtë pasi dhe dibranët e eksodit të shtatorit 1913 kanë qënë në kushte agjërimi, e kanë ardhur si muhaxhir (të shpërngulur) në Tiranë.
Gjithashtu në këtë takim u fol dhe për disa aktivitete në vijmësi të shoqatës.
Atmosfera ishte e këndëshme dhe mikëpritëse.
Me këtë rast Kryesia dhe Këshilli i të Urtëve i shoqatës "Bashkësia Dibrane", ju urojnë
mbarë komunitetit dibran në Tiranë dhe diasporës, përshumë vjet dhe me fat Bajramin !
Tiranë më, 19.05.2020
Mbasdite, si jeni Unë jam brazilian dhe po kërkoj ndjekës të rinj për blogun tim. Miq të rinj janë gjithashtu të mirëpritur.
ReplyDeletehttps://viagenspelobrasilerio.blogspot.com/?m=1