Tuesday, July 5, 2011

FESTIVALI I TEATRIT SHQIPTAR NË MAQEDONI-DIBËR 2011

image

Të martën mbrëma filloi Festivali i dhjetë “Teatri Shqiptar në Maqedoni-Dibra 2011”, ku do të marrin pjesë dhjetë trupa teatrore shqiptare nga Maqedonis, Kosova dhe Shqipëria.

Argëtim Fida, kryetar i Komunës së Dibrës, duke e deklaruar të hapur këtë festival, tha se, Përshëndes trupat teatrore pjesëmarrëse, aktorët dhe regjisorët dhe mysafirët e pranishëm, mes tyre Gjeneralin gëzim Ostreni dhe z. Zamir Dika, Rektorin e UEJL në Tetovë. Falenderoj z. Ylber Nuredini, kryetarin e këtij festivali sëbashku me stafin e tij për menaxhimin dhe raportet e kontaktet e vazhdueshme me trupat teatrore nga të gjitha trojet etnike shqiptare. Shpresoj se pushteti qëndror dhe lokal, si edhe biznesi, do të dijnë edhe në të ardhmen të mbështesin këtë festival dibran e mbarëkombëtar. Sivjet këtë festival e mbajtëm më heret, në muajin korrik, me të vetmin qëllim që mërgimtarët tanë që vijnë të kalojnë pushimet në vendlindje, si edhe mysafirët e tjerë përveç dasmave , të mund të shijojnë e përjetojnë edhe aktivitete kulturore e sportive në vendlindje. Kjo besoj se në të ardhmen do të bëhet tradicionale në kultivimin e vlerave tona që mërgimtarët të ndjejnë kënaqësi më të madhe.

Sivjet në këtë festival do të shfaqet edhe një shfaqje në gjuhën maqedonase nga Teatri ‘’ Vojdan Çernodrimski’’ nga Prilepi. Do të marrin pjesë si spektatorë tre aktorë dhe një regjisor nga komuna IF e Francës, me shpresë që vitin e ardhshëm të marrin pjesë edhe më një shfaqje të tyre. Shpresoj se si edhe viteve tjera dibranët dhe dashamirët e artit skenik do të dëshmojnë bujarinë, mikpritjen dhe komunikimin e shoqërimin e ngrohtë me pjesëmarrësit dhe mysafirët e këtij festivali », tha në fund Fida.

Ylber Nuredinin, drejtor i festivalit, shtoi se, Falenderoj Komunën e Dibrës si sponsorizuese gjenelale, Ministrinë e Kulturës së Maqedonisë, Korporatën elektroenergjetike ELEM, UEJL – Tetovë, Qendrën Kulturore- Dibër, Banjat e Dibrës - Capa, KNAUF – Dibër, Furrën Dritan’ dhe Kafeterinë Liburn . Përshëndes aktorët dhe regjisorët nga të gjitha trojet që të ndjehen si në shtëpinë e tyre , u shpreh Nuredini.

Pas kësaj Teatri ‘’Istref Begolli’’ nga Peja, shfaqi komedinë ‘’Vëlla vëlla kosi me $’’ me tekst të F. Postoli dhe K. Flloqi dhe me regji të Ahmet Jakupit.


No comments:

Post a Comment