Tuesday, February 27, 2018

10 VJET NGA PAVARESIA E KOSOVES

Shoqata "Bashkësia Dibrane" ditën e premte, datë 23 shkurt 2018  zhvilloj një vizitë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Tiranë, ku u prit me nota vllazërore nga Sh.Tij,  I ngarkuari me punë i Ambasadës z.Sylë Ukshini dhe stafi i tij.


 Gjatë këtij takimi nga Shoqata "Bashkësia Dibrane" ishin Kryetari i saj, Prof. B.Kapexhiu, Sekretar i Përgj. Dr. S. Shatku, anëtari i "Këshillit i të Urtëve"  në SHBD-së, Dr. Orhan Sakiqi si dhe përfaqsuesi  nga Komuniteti dibranë në Tiranë z.Qeram Erebara Kazazi.


Ky takim le të shërbej për të vendosur mesazhet e bashkëpunimit mes Ambasadës së Republikës së Kosovës në Tiranë dhe Shoqatës tonë, theksoi z.Kapexhiu. Ndërsa I ngarkuari me punë i Ambasadës z.Ukshini, me emocion i shprehu konsideratat më të larta për vizitën  që përfaqësuesit e komunitetit dibran në Tiranë i bëjnë Ambasadës së Republikës së Kosovës  me rastin e jubileut të 10-Vjetorit të shpalljet së Kosovës,  shtet i pavarur dhe sovran.


Ndërsa z.Orhan Sakiqi, shprehu me nota optimiste frymën e vlerave që përshkrojnë komunitetet tona tradicionale pasi ato udhëhiqen nga fryma e të parëve dhe ndenja kombëtare.

Në fotografi: z.Q.Erebara z.S.Ukshini, z.O. Sakiqi dhe z. B. Kapexhiu


Me rastin e 10-Vjetorit të shpalljes së pavarsisë së Kosovës, përfaqsuesi i Komunitetit dibranë në Tiranë, qëndistari i shquar tradicional, Qeram Erebara Kazazi, kishte qepur flamurin Kombëtar Shqiptar me shkrimin "10-Vjet Pavarsi" kushtuar Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z.Ramush Haradinaj dhe një xhubletë për znj.Haradinaj. Si dhe një flamur kombëtar për z.Sylë Ukshini dhe për zonjën e tij. Qëndistar i shquar, Qeram Erebara shprehu se këto i kam kushtuar për 10-Vjetorit e Pavarësisë së Kosovën,  sikurse i kushtova dhe flamurin e parë me fije ari në vitin 1998 dhe ja dorëzova përfaqsuesit të UÇK-së z.Naser Aziri.  Kam shumë dëshirë që në moshën 85-vjeçare ta vizitoj Kosovën dhe ta puth atë flamur, tha z. Qeram Erebara. Ndërsa I ngarkuari me punë i Ambasadës z.Ukshini, falenderoj qëndistrin për dhuratat dhe shprehu angazhimin për informimin e menjëhershëm të kryeministrit të Republikës z.Ramush Haradinaj për këtë takim.

           Në fotografi: z.S.Ukshini, z.Q.Erebara, z.B.Kapexhiu, z.O. Sakiqi dhe z. S. Shatku

Monday, December 25, 2017

PROMOVIMI I LIBRIT TE DR. ORHAN SAKIQI ME TITULL "PROFILE KOLEGESH"





Ditën e premte, datë 24 nëntor 2017 Shoqata "Bashkësia Dibrane" në bashkëpunim me Shoqatën e  Inxhinierve të Shqipërisë, promovuan librin e Dr. Inxh.  Orhan Akil Sakiqit, me titull "Profile Kolegësh"'
Në këtë aktivitet krahës miqve, kolegëve të autorit, përfaqësues nga Fakulteti i Inxhinierisë së ndërtimit dhe dashamirësve të  librit, ishin prezent përfaqësues nga komuniteti dibranë në Tiranë, të afërm të personazheve në librin e autorit etj.

Dr. Orhan Sakiqi duke folur

Fjala e hapjes u mbajt nga moderatori i promovimit, sekretari i përgjithshëm i SHBD-së, z.Saimir Shatku i cili falenderoj z.Sakiqi për pranimin e ftesës që librin ta promovonte në kuadër të "Bashkësisë Dibrane", pasi rreth 70% e profileve të kolegëve të autorit ishin me prejardhje nga Dibra.


Pamje nga promovimi i librit "profile kolegësh"


Më pas fjalën e mori kryetari i SHBD-së Prof. Bujar Kapexhiu, i cili falenderoj autorin dhe të pranishmit për rendësinë dhe seriozitetin që anëtari i komunitetit tonë dibranë i dha këtij botimi, theksoi z. Kapexhiu.

pamje nga aktiviteti

Më pas foli dhe Dr. Faruk Kaba, duke vlerësuar Orhan Sakiqin, bashkëpunimin me të, si koleg dhe udhëheqës i dizertacionin për gradën shkencore doktor në inxhinieri.
Më pas folën gjithashtu, Inxh. Sokol Komani, Astrit Daci, dhe Inxh. Hajredin Fratari etj.

Botimi i librit, profile kolegësh, përbën një rrugëtim të gjatë përshkrues të veprimtarisë dhe punës së palodhur të Inxh. Sakiqi, si dhe raportet e ndërtuara prej tij, me miqtë, kolegë, të afërm etj.
Libri fillon me një hyrje të shkurtër, më pas autori rendit 2 figura poltike, në fushën e ndërtimit Izet Dibra Shatku, i cili ka qënë Ministër i Punëve Botore në vitin 1930-1933 në periudhën e Monarkisë Shqiptare dhe në periudhën e vitit 1969-1973 Shinasi Dragoni, ministër i ndërtimit.

Autori në studim rendit rreth 50 kolegë, që i ka njohur dhe punar me to, si: Irfan Tërshana, Lufti Stazimiri, Adnan Pilku,  Astrit Daci,  Burhan Strazimiri,  Engjëll Cici,  Faruk Kaba,  Fatmir Majuni, Nexhat Pilku,  Nexhat Turkeshi,  Nihat Tërshana,  Sehat Ymeri,  Tofik Jegeni, Xhavit Turkeshi etj.



Më pas për të pranishmit u shtrua një koktej.
Libri u  relaizua falë studios grafike M & B, me administrator z. Bujar Karoshi

Monday, November 27, 2017

GEZUAR FESTEN E PAVARESISE KOMBETARE

SHOQATA "BASHKESIA DIBRANE" JU URONE GEZUAR 28 NENTORIN DITEN E PAVARESISE KOMBETARE. 105 VJET NGA SHPALLJA E INDIPENDECES  SHQIPTARE



MBLEDHJA E SHOQATES "BASHKESIA DIBRANE"


Ditën e premte, datë, 17 nëntor 2017 në ambjentet e shoqatës "Bashkësia Dibrane" u mbajtë mbledhja e përbashkër Kryesi dhe Këshilli i të Urtëve i SHBD-së. Mbledhja u hap nga kryetari  i SHBD-së Prof. Bujar Kapexhiu i cili foli për programin e mbledhjes.


Rendi i ditës:
Pika e parë,  u kërkua nga ana e kryesisë dhe këshillit miratimi i propozimit të programit të Shoqatës "Bashkësia Dibrane", për periudhën 2017-2018;
Pika e  dytë, u propozua që Shoqata për një organizimin më të mirë të mbledhjeve, aktiviteteve të saj, të vendosi kuotën e anëtarësë, e cila nga diskutimet dhe propozimet e anëtarëve të SHBD-së do të jetë 1000 lek. Kjo kuotë do të paguhet çdo gjashtë muaj duke filluar nga anëtarët e Kryesisë dhe të Këshillit të SHBD-së;
Pika e tretë, u kërkua nga "këshilli i të urtëve", që çdo kërkesë apo propozim që do ti vij Shoqatës për të prezantuar librat e autorëve të ndryshëm nga Dibra apo me tematikë nga Dibra e Madhe, do të kaloj për shqyrtim dhe miratim në këshillin e të urtëve.
Pika e katër ishte projekti i "Rrugës së Arbrit" i cili kohët e fundit ka hasur mjaft debat publik, e mediatik. U kërkua nga ana e projektuesit të kësaj Rruge se si qëndron e vërteta si dhe paraqitja e eksertizës tekniko-ligjore, nga ana e Inxh. F. Kaba mbi fisibilitetin dhe strukturën e propozimit të baypass-it të Rrugës dhe devijimit të projektit të Rrugës nga pjesa e Maqellarës për në pikën kufitare të Bllatës.
Së fundmi, u ra dakort unanimisht nga ana e anëtarëve të merren masat organizative për organizimin e aktivitetit me rastin e 25-Vjetorit Jubilat të themelimit të SHBD-së.

Wednesday, June 21, 2017

DEKORIMI I PERSONALITETEVE ME RASTIN E 110 VJETORIT TE KLUBIT "BASHKIMIT DIBRANE"

KONFERENCE SHKENCORE:

Me rastin e 110 vjetorit të krijimit të klubit patriotik:”Bashkimi Dibran”, në qytetin e Dibres se Madhe, më  1907 u realizua ne Tirane ditën e mërkurë, date 7 qershor, në orën 10.00 në Hotel Tirana International, një aktivitet jubilar,  mes shoqatës “Bashkësia Dibrane” në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave  të Shqipërisë.
       fotografi  nga konfernca shkencore, datë 07 qershor 2017
Krahas të ftuarve, ishin të pranishëm përfaqësues nga komuniteti dibran në Tiranë, përfaqësues nga jeta akademike dhe universitare, studiues, gazetar dhe intelektual, ishte i pranishëm kandidati për deputet në Qarkun Dibër, Gjeneral Xhemal Gjunkshi.  Nderonte me pjesëmarrjen e tij, në aktivitet Presidenti i Republikes, shk. Tij., z. Bujar Nishani;
Pas hapjes se konferences shkencore dhe hymnit të flamurit, fjalën e mori kryetari i  shoqatës “Bashkësia Dibrane”, z. Bujar Kapexhiu, i cili në fjalen e tij evidentoj aktivitetet më të suksesshme të shoqatës, objektivat dhe programin e aktiviteteve në vazhdim.
Më pas për të pranishmit u shfaq një dokumentar i shkurtër,  i cili tregonte për udhëtimin historik nga klubi patriotik, bashkimi dibran i 1907, tek djelmenia dibrane e viteve 1920-1939, e deri më sot tek shoqata “Bashkësia Dibrane”; Dokumentari insert, tregonte sesi lindi kjo shoqatë, kush ishin figurat kombëtare që e përbënin atë, vlerat dhe program i saj. U shfaqën portretet e grupeve intelektuale që e përbënin atë. U kujtuan figurat e para si, Hafez Sherif Langu, Hoxhë Said Najdeni, Josif Bageri, Jashar Erebara, Haki Stërmilli, Haki Sharofi, Izet Shatku Dibra etj., figura.
Më pas u bë përshëndetje nga përfaqësuesi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, nga studiuesi dhe historiani prof. dr. Beqir Meta, i cili në kumtesën  e tij, e vuri theksin tek kontibuti i personaliteteve dibrane për shtetndërtim kombëtar Shqiptar, në vitet 1920-1930; Ai ne fjalën e tij, vlerësoj rolin dhe filozofinë e personalitetit të Vehbi Dibres, si kryetar i parë i senatit, Jashar Erebares, Fiqiri Dines, Hafiz Xhemal Mullahit, dhe të dy ministrave te sukseshem dibranë te Abdurahman Dibres, si ministër i Arsmit dhe të Faik Shatkut, si zv.kryeminstër dhe ministër i Drejtesise; më pas foli prof. dr. Bajram Xhafa, nga Fakulteti i Historisë,Universiteti "Luigj Gurakuqi" Shkodër, ku në diskutimin e tij shfaqi dimensionin intelektual dhe shpirtëror të disa prej figurave  patriotike dibrane.

Me pas fjala ju dha kryetarit të shtetit, Presidentit të Republikes, Shk. Tij, z. Bujar Nishani, i cili falenderoj organizatoret per ftesen në konferencë; ai në fjalën e tij, theksoj vlerat e dibrës dhe dibranëve, si ruajtës të zakoneve të mira, traditave, dhe faktor unifikues dhe pranues të të tjerëve; Më pas z. Nishani, evidentoj vlerat dhe resurset jo vetëm patriotike dhe intelekruale të Dibrës së Madhe, por dhe rëndësinë e Rrugës së Arbërit, si pikë lidhëse mes Tiranës dhe Dibrës, si dhe vlerësoj punën e ekspertëve mbi fitores e kauzës mbi mosdevijimin e Lumit Radika; Prsidenti Bujar Nishani, dekoroj me rastin e 110 vjetorit të krijimit të Klubit patriotik,  me Urdhrin: "Nder i Kombit" (pas vdekjes) personalitetet si: Josif Bageri, Hafëz Sherif Langu, Hoxhë Said Najdeni, Jashar Erebara dhe Izet Shatku Dibra; 

Ndërsa me Urdhrin "Mjeshtër i Madh" u dekoruan personalitetet si: Adivije Sharofi (Alibali),  Tofik Jegeni, Arian Kadiu, Mukades Erebara (Shaqiri), Molinar Kolaneci, Saimir Shatku dhe Ermira Pirdeni, me Urdhrin: "Për Merita të Veçanta Civile";
    Presidenti Bujar Nishani duke dekoruar znj.Adivije Sharofi (Alibali)
          dekorimi i aktivistes së shoqërisë civile, znj.Ermira Pirdeni
                        Presidenti Nishani me personalitetet e dekoruara

Më pas aktiviteti vijoi në mbrëmje me përgatitjen e iftarit tradicional, një aktivitet i përvitshëm i cili realizohet me pjesëmarrjen e komunitetit dibranë në Tiranë dhe me dashmirës e miq nga Dibra e Madhe;


Monday, July 4, 2016

GEZUAR FESTEN E BAJRAMIT

   SHOQATA "BASHKESIA DIBRANE" DESHIRON T'JU UROJE MBARE KOMUNITETIT DIBRANE & DIASPORES GEZUAR DHE ME FAT  FESTEN E BAJRAMIN.


                                                                                            DATE, 05.07. 2016

Wednesday, June 29, 2016

IFTARI TRADICIONAL ME KOMUNITETIN DIBRANE NE TIRANE

Ditën e hënë datë 27 qershor 2016, në orën 20.00 shoqata "Bashkësia Dibrane" Tiranë,  organizojë iftarin tradicional të përvitshëm në Restorant "Internacional", Tirane, ku merrnin pjesë i gjithë komuniteti dibranë në Tiranë, kryetari i Bashkisë Dibër e Madhe,  z. R. Lata, intelektuali dhe analisti, prof. L. Hajdaraga, kryetari i shoqatës "Tirana" z. A. Tafaj,  z. Arben Skënderi, përfaqësuesit e shoqatës "Bashkësia Dibrane", kryetari SHBD, z. B. Kapexhiu, sekretari përgjithshëm, z. S. Shatku, përfaqësuesit e kryesisë  SHBD-së, z. F. Gjymishka, znj. M. Erebara, z.   R. Hysa,  z. E. Cami,  si dhe anëtarët e Këshillit të të Urtëve të SHBD-së, përfaqësuar nga z. T. Jegeni, z. O. Sakiqi, z. Sh. Kodra, z. N. Kosovrasti, z. A. Daci, z. A. Pregja etj.,


   FOTOGRAFI NGA IFTARI TRADICIONAL ME KOMUNITETIN DIBRANE NE TIRANE

Nderonin me pjesëmarrjen e tyre  miq, dashamirës dhe qyetar të komunitetit dibranë në Tiranë, aktorja e njohur e skenës dhe e operas znj. A. Sharofi, ish-Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Gjen. Xh. Gjunkshi, etj.

      NE FOTO S. KODRA, G. DIBRA, GJEN. XH. GJUNKSHI,  A. SHAROFI,  I. SHAROFI,         P. PAÇUKU, A. BAKALLI


Iftari është pjesë e një tradite të kultivuar në shoqatën e komuniteti dibranë të Tiranës, për arsye se dibranët e parë të eksodit të 20 shtatorit 1913, përkoi me periudhë agjërimi të  muajit të shenjtë.

NE FOTO. S. SHATKU, O. SAKIQI, A. DACI,  N. KOSOVRASTI,  R. ZEQJA

                  NE FOTO T. SHEHU, F. GJYMISHKA, A. BUNGURI, K. OSMANI,  A. DIBRA

           PAMJE NGA AKTIVITETI I SHOQATES "BASHKESIA DIBRANE" TIRANE

Me këtë aktivitet shoqata "Bashkësia Dibranë" i përcoi mesazh urimi, shprese dhe dashamirësie mbarë komuniteti dibranë në Tiranë, Dibër të Madhe, diasporë e më gjerë, duke argumentuar se me çështjen e radikës u fitua një kauz, e mbetet tashmë mbyllja e Rrugës së Arbërit, me qëllim që dibranët të mos ndihen të shtypur e harruar nga dora politike.

Veprimtaria e iftarit u mbështet financiarisht nga roli dhe kontributi i shoqatës kulturore "Ardhmëria" si dhe nga mbështetja financiare e komunitetit dibranë.

Ky aktivitet mbyll serinë e veprimtarive të organizuara nga "Bashkësia Dibrane" Tiranë, duke startuar me një serë aktivitetesh në muajin shtator 2016;