Sunday, July 3, 2011

Starton “Teatri Shqiptar në Maqedoni-Dibra 2011”

image

Pamje nga shfaqja teatrale-Diber 2011

Ylber Nuredini, drejtor i Festivalit “Teatri Shqiptar në Maqedoni-Dibra 2011”, në konferencën me gazetarë, deklaroi se, edicioni i 10-të i këtij festivali do të mbahet nga 28 qershori deri më 4 korrik të këtij viti. Do të marrin pjesë grupet teatrore nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria e tre aktorë dhe një regjisor nga qyteti If i Francës si spektatorë me dëshirë që vtin që vjen të marrin pjesë edhe me shfaqje. Pritet të marrin pjesë teatrot nga Shkupi, Tetova, Prilepi, Manastiri, Peja, Prishtina, Tirana, Durrësi dhe teatri “Qemal Ajdini” nga Dibra.

Risi e këtij festivali është, se menjëherë pas mbarimit të cdo cfaqeje do të bëhet vlerësimi i shfaqjes nga kritikët Prof. Dr. Selajtin Salihu dhe Prof. Dr. Nebi Islami.

Ndërkaq, shtoi ai, juria do të jetë e përbërë nga Ahmet Jakupi, regjisor dhe drejtor teknik i festivalit, në cilësinë e kryetarit të jurisë dhe anëtarët Milto Kutali, regjisor nga Tirana dhe Sabedin Shahiqi, actor nga Gjilani. Në këtë festival do të jepen shtatë cmime, si shfaqja më e mirë, regjia më e mirë, aktorja dhe aktori protagonist më i mirë, aktorja dhe aktori joprotagonist, aktorja dhe aktori më i ri i festivalit. Si cdo vit pushteti vendor do të japë cmimin e karierës.

Për financimin e këtij festivali, Nuredini u shpreh se financues kryesorë të festivalit të sivjetëm janë pushteti vendor i Dibrës, Ministria e Kulturës e Maqedonisë, korporata elektrike ELEM. Jemi në pritje të përgjigjeve edhe nga subjektet tjera ku kemi kërkuar ndihmë, mes tyre edhe KNAUF-it. Falenderoj z. Mexhit Capa, pronarin e Banjave të Dibrës për bashkëpunimin që kemi. Më duhet të përmendi para jush sjelljen joserioze, joprofesionale dhe të pa kulturë të Jana Arsovska, përfaqësuese e operatorit cellular ONE, e cila me një lojë cinike fjalësh refuzoi kërkesën tonë për të ndihmuar. As operatorët e tjerë celularë Timobile e ËIP nuk e kanë parë të udhës as të na përgjigjen.

Festivali ynë ka nevojë për mbështetje më të madhe financiare, thotë Nuredini. Projekti ynë për këtë festival kap vlerën prej 4 milionë denarë, ndërkaq nga Ministria për Kulturë na janë miratuar 500 mijë denarë. Festivali ynë meriton e prêt mbështetje më të madhe financiare, sepse nga vitet e kaluara kemi mbetur borxh 13 mije e 500 dollarë. Vetëm një personi fizik që nga viti 2004 i kemi borxh 6000 dollarë. Do të mundohemi të organizojmë një festival spektakël, sepse është edhe viti jubilar, than ë fund Ylber Nuredini.

No comments:

Post a Comment