Thursday, October 21, 2010

Promovim ekspozite



Çelet Ekspozita me Karikatura të Personazheve Politike
Nga Mjeshtri i Madh i Artit dhe i Skenës Shqiptare
Prof. Bujar Kapexhiu


E MËRKURË 20 TETOR 2010

Në ambientet e UET (Universitetit Europian të Tiranës) u çel ekspozita me karikatura të personazheve të jetës politike të ideuara dhe realizuara nga Mjeshtri i Madh i Artit dhe i Skenës, Prof. Bujar Kapexhiu. Në këtë veprimtari krahas artdashësve të shumtë, kritikëve të artit, politikanëve etj., merrte pjesë një përfaqësi e Shoqatës Bashkësia Dibrane me kryetarin, Z. Faruk Borova, N/Kryetari Z. Avni Ndreu, si dhe anëtarët e kryesisë, Prof. Dr. Arian Kadiu dhe Saimir Shatku. Pas fjalës hyrëse që mbajti Z. Bujar Kapexhiu, ku falënderoi vizitorët për pjesëmarrjen e tyre në këtë ekspozitë dhe i siguroi ata me fjalët plot humor se: “Tërë jetën politika më ka ndjekur pas, dhe unë sot e tutje nuk do t’i ndahem këmba-këmbës!”, pas këtyre fjalëve gazmore salla u shpërtheu në gaz. Në fund të fjalës së tij Z. Kapexhiu falënderoi edhe një here organizatorët e ekspozitës, si dhe i uroi pjesëmarrësit se “mirëpres mendimin tuaj duke buzëqeshur”. Ekspozita e Prof. Bujar Kapexhiut ishte e ndarë në dy pjesë: Në rreshtin e parë të saj ishin renditur karikaturat me personazhe në bardhë e zi, të cilat kanë shërbyer si ilustrim librash, që i përkasin periudhës para viteve 90’. Ndërsa në rreshtin e dytë të saj/pjesa e dytë ishin renditur kryesisht karikaturat pas viteve 90’, pra pas vendosjes së demokracisë në Shqipëri. Çdo karikaturë është një vepër arti, theksoi Z. Kapexhiu, e për një politikan do të thotë ta vlerësosh atë, duke i kushtuar një vepër arti. Në fund të ekspozitës pas marrjes së autografeve nga ana e piktorit, Z. Bujar Kapexhiu, anëtarët e SHBD-së pozuan së bashku me karikaturistin dibran.

No comments:

Post a Comment