Tuesday, October 26, 2010
Mbledhje Kryesie
Mbledhja e radhës së Kryesisë së Shoqatës Bashkësia Dibrane/SHBD
Tiranë, 25 Tetor 2010
Ditën e Hënë, më dt. 25 Tetor 2010, u mblodh Kryesia e Shoqatës Bashkësia Dibrane.
Të pranishëm në këtë mbledhje të radhës ishin anëtarët e Kryesisë së Shoqatës Bashkësia Dibrane, si dhe një grup ideatorësh për organizimin e një aktivitetit përkujtimor për figurën e patriotit dhe dijetarit dibran, Said Najdeni. Ky aktivitet do të zhvillohet me rastin e 28 Nëntorit, në qytetin e Dibrës së Madhe, ku dhe shoqatës Bashkësia Dibrane i erdhi një ftesë për pjesëmarrje nga ana e organizatorëve të këtij aktiviteti.
Kryetari i Shoqatës Bashkësia Dibrane, Dr. Faruk Borova drejtoi diskutimin e Kryesisë së SHBD, duke shprehur edhe konsideratat më të larta për rëndësinë e këtij aktiviteti, i cili pritet të zhvillohet në Dibër të Madhe. “Do të jemi pranë jush, dhe do t’ju mbështesim ngushtësisht në këtë veprimtari kushtuar dijetarit dhe patriotit dibran, Said Najdeni...”, theksoi në diskutimin e tij, kryetari i SHBD-së, Z. Borova. Më pas diskutuan edhe anëtarët e tjerë të SHBD, ku u fol rreth Statutit të shoqatës. Kjo mbledhje pati si tematikë kryesore të saj miratimin e kalendarit të aktiviteteve të SHBD për periudhën kohore Nëndor 2010-Korrik 2011.
Ndër të tjera diskutuan në mbledhje edhe anëtarët e kryesisë si: Prof. Dr. Arian Kadiu, ku foli mbi veprimtaritë e botimeve në kuadrin e shoqatës, Z. Luan Pustina, mbi programin ekonomiko-social të promovimit të vlerave të qarkut të Dibrës, si dhe Z. Islam Sharofi, mbi vlerat promovuese të figurave dhe personaliteteve dibrane.
K R Y E S I A E SH O Q A T Ë S
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment