Eshtë ndarë nga jeta ditën e sotëshme në moshën 83 vjeçare, z. Lulzim Mullahi, apo siç e njihnin të afërmit e tij dhe miqtë me emrin Dr. Luli.
Z. Mullahi, përveçse një mjek humanist, i thjeshtë, modest dhe buzagaz, ka dalluar si një misionar që shërbimin mjekësor dhe shëndetësor e ktheu si një obligim, jo vetëm në orarin e punës por dhe kur nuk kishte me vete bluzën e bardhë të mjekut, duke vepruar nëçdo kohë, për shtresat në nevojë, pensionistëve dhe njerëzve të pamundur.
Dr. Luli, njeriu i urtë, i dashur, zemërgazi dhe duarshërbyesi, nuk është sot më mes nesh.
Ai do mbahet mend si përfaqësues aktiv dhe një ndër themeluesit e shoqatës "Bashkësia Dibrane", mbas vitit 1992 në Tiranë, duke përcjell tek brezat vlerat e familjes së njohur dhe nderuar të Dibrës së madhe Mullahi, por dhe traditat dhe misionin patriotik e kombëtar.
Dr. Lulzim Mullahi, si anëtar i kryesisë së shoqatës Bashkësia Dibrane në Tiranë prej disa vitesh, por dhe si aktivist i shoqërisë civile në Tiranë, do mbahet mënd me respekt për shpirtin e tij fisnik dhe dashamirës me çdo brez dhe me çdo moshë.
Shoqata "Bashkësia Dibrane", si dhe kryesia e SHBD-së, i përcjellin në mënyrë sublime ngushëllimet e sinqerta, familjes së Dr. Lulit, zonjës së tij dhe dy vajzave, vëllezërve të tij, si dhe mbarë familjes Mullahi dhe lusin Zotin që shpirti i tij të gjej paqen e merituar.
U prehtë në amshim Dr. Luli ynë i dashur !
SHOQATA BASHKESIA DIBRANE
KRYESIA DHE KESHILLI DREJTUES
TIRANE-SHQIPERI
03 DHJETOR 2024
No comments:
Post a Comment