Saturday, January 11, 2025

THIRRJE PUBLIKE E SHOQATES "BASHKESIA DIBRANE" NE TIRANE PER VOTEN E DIASPORES

 


Shoqata Bashkësia Dibrane në Tiranë, i ka bërë thirrje publike bashkësisë së saj jashtë vendit, për të kontribuar me regjistrimin e tyre, në procesin e votimit online për zgjedhjet e përgjithshme për Kuvendin e Shqipërisë, të cilat do të mbahen më 11 Maj të 2025.

Ky proces i mbështetur dhe nga faktori ndërkombëtar, mbartë një mesazh të rëndësishëm për qytetarët e Shqipërisë, që jetojnë, punojnë dhe studiojnë në vendet e rajonit, të Bashkimit Evropian si dhe në SHBA-ve, Kanada,  Australi dhe Zelana e Re, etj.

Duke qënë se numri i qytetarëve dibran që jetojnë dhe punojnë prej shumë vitesh është tepër i lartë, gjejmë  rastin ti drejtohemi publikisht nga web zyrtar i SHBD-së, që të regjistroheni duke shkarkuar përmes platforës online të aplikacionin PER,  https://diaspora.kqz.gov.al   duke filluar nga sot,  datë      11 Janar 2025 deri më 11 Mars 2025, ora 24.00; 

Ky është i pari votim historik i diasporës Shqiptare dhe kemi besimin se qytetarët dibran do të regjistrohen dhe do të votojnë të lirë dhe të sigurtë për vlerat demokratike dhe euroatlantike me qytetarinë e tyre, kudo ku ato janë, liri dhe proces që i është mohuar ndër shekuj e vite.

Regjistrohuni për të ardhmen e Shqipërisë  !


KRYESIA E SHOQATES

"BASHKESIA DIBRANE"

TIRANE-SHQIPERI


No comments:

Post a Comment