Tuesday, December 3, 2024

NDAHET PAPRITUR NGA JETA Z. ARBEN TAFAJ, KRYETARI I SHOQATES "TIRANA"


SHOQATA BASHKESIA DIBRANE PERCJELL LAJM MORTI !





Eshtë ndarë papritur nga jeta ditën e martë më datë 02 Dhjetor, ne moshen 63 vjeçare,     z. Arben Tafaj, kryetari i Shoqatës "Tirana". 
Ky lajm ka përcjell ditën e sotëshme mediat e shkruar dhe ajo vizive, për këtë humbje të parakohëshme dhe të thellë për familjen Tafaj, miqtë dhe të afërmit e tij si dhe për mbarë komunitetin Tiranas si dhe kryeqytetin.  
Z. Tafaj, do mbahet mënd si drejtues për tre mandate në Njësinë Administrative nr.8 të Tiranës,    por dhe si kryetar dhe aktivist i shoqatës kulturore dhe patriotike "Tirana".

Gjatë  viteve që z. Arben Tafaj ka drejtuar shoqatën "Tirana",  janë realizuar një sërë aktivitetesh të përbashkëta dhe me mjaft vlera, mes shoqatës "Tirana" dhe shoqatës  "Bashkësia Dibrane" në Tiranë.

Në këtë ditë zije e hidhërimi, shoqata "Bashkësia Dibrane" dhe mbarë komuniteti dibran në Tiranë,  i shprehin ngushëllimet e sinqerta dhe sublime, familjes Tafaj, bashkëshortes së tij dhe dy fëmijëve,  si miqve, të afërme si  dhe mbarë shoqatës "Tirana".

Lutemi që shpirti i tij të prehet amshim !


SHOQATA BASHKESIA DIBRANE

KRYESIA DHE KESHILLI DREJTUES

TIRANE-SHQIPERI

03 DHJETOR 2024



No comments:

Post a Comment