Wednesday, December 18, 2019

MEMORANDUM BASHKEPUNIMI MES SHOQATAVE "BASHKESIA DIBRANE" DHE "TIRONA INTELLECTUM"


Më 26 nëntor 2019 në ambjentet e Hotel Tirana Internation, u nënshkrua një Memorandum Bashkëpunimi, mes dy komuniteteve më  të vjetra dhe më mike në kryeqytet, mes Shoqatës "Bashkësia Dibrane" dhe shoqatës "Tirona Intellectum". Duke vlerësuar këtë bashkëjetese disa
qindra vjeçare, por dhe bujarinë e Tiranës, u shtrua si kërkesë mes dy shoqatave tona, dakortësia për disa pika bashkëpunimi në aktivitetet e vitit 2020.



                                       

Një falenderim i veçantë shkon për kryetaren e shoqatës "Tirona Intellectum "
Prof. Asc. Dr. Mirela Bogdani,  e cila përqafoj iniciativën për realizimin e pikave të
marrëveshjes dhe  nënshkrimin e saj si dhe me propozimin e Kryetarit të Këshillit të të Urtëve z. Tofik Jegeni.
Më poshtë po ju japim dhe nenet e  Marrëveshjes së  Bashkëpunimit BD-TI.

                                                                                                                     
MARREVESHJE  BASHKEPUNIMI
MES SHOQATES “TIRONA INTELLECTUM”
DHE
SHOQATES “BASHKESIA DIBRANE”

Sot më datë, 26 nëntor 2019 ora:18.00
Me vullnetin e mirë dhe angazhimin e të dy komuniteteve tradicionale të qytetit të Tiranës, si dhe referuar Statuteve të dy shoqatave tona, midis Shoqatës “Tirona Intellectum” dhe  Shoqatës “Bashkësia Dibrane” në kuadër të bashkëjetesës, mirëkuptimit dhe afrimitetit që bashkon dy komunitetet tona,
u ra dakort për lidhjen e kësaj marrëveshje bashkëpunimi,
me pikat e mëposhtëme:

        Bashkëpunimin mes dy shoqatave tona, në respekt të vlerave, traditave dhe bashkëjetesës së vyer historike mes dy komuniteteve tradicionale të Tiranës.

      Realizimin, në periudha të caktuara kohore, i aktiviteteve të përbashkëta (konferenca dhe simposiume shkencore) në sferën e evidentimit të personaliteteve të historise tironas e dibrane, si dhe të figurave patriotike e kombëtare te dy komuniteteve tona, te harruara, deformuara e demonizuara nga histografia komunise dhe ajo e tranzicionit, duke  mohuar kontributin e tyre në historinë e Shqipërisë.

3   Mbajtja gjallë e lidhjeve mes dy komuniteteve tona, si dhe ruajtja e kësaj trashëgimie në kohët e sotshme, mes vlerave artistike, kulturore, sociale dhe historike (pëmes monografive, ekspozitave, dokumentareve, apo eventeve artistike dhe kulturore), për të evidentuar më tej këtë bashkëjetesë, e cila dallon nga komunitetet e tjera të vendit.

     Si dhe çdo iniciativë tjetër që do te kontriboje ne ruajtjen dhe forcimin e bashkëpunimit mes dy shoqatave e komuniteteve tona.

5      Kjo marrëveshje hyn në fuqi menjëherë.
                                                           Firmosën:
SHOQATA “T. INTELLECTUM”      SHOQATA “BASHKESIA DIBRANE”             
 Kryetare                                                  Kryetar                
MIRELA BOGDANI                           BUJAR KAPEXHIU
                                                  

Takimi mes përfaqësuesve të dy shoqatave


Nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit BD-TI

                            


                              

No comments:

Post a Comment