Në aktivitetin e organizuar në Shkodër, merrnin pjesë qytetar dibran me banim në Shkodër, intelektual, studiues e politikan, Drejtori i Bibliotekës së Shkodrës, historiani i shquar Prof. Dr. Bajram Xhafa etj.
Nga ana e Shoqatës "Bashkësia Dibrane" nderonin me pjesëmarrjen e tyre, kryetari i ShBD-së, z. Bujar Kapexhiu dhe anëtar të tjerë të kryesisë së shoqatës "Bashkësia Dibrane". Pas fjalës së autores znj. Dibra, për librin kushtuar jetës dhe figurave dibrane që janë rritur, jetuar dhe punuar në Shkodër, foli dhe z.Bujar Kapexhiu.
Ai në emër të Shoqatës "Bashkësia Dibrane" foli mbi historikun e dibranëve në Tiranë dhe në Shqipëri, e më pas i akordoi znj. Zenepe Dibra, "Çertifikatë Mirënjohjeje" nga shoqata "Bashkësia Dibrane", për angazhimin e saj, kurajon dhe të vlerësimit të komunitetit dibran në Shkodër.
Më pas aktiviteti vijoi me një banket në Bibliotekën e Shkodrës.
*Libri mund të blihet për të interesuarit në librarinë "Adrion", pranë Pallatit të Kulturës në Tiranë, ose duke kontaktuar me shkrimtaren Dr. Zenepe Dibra tel:00355 692185291
No comments:
Post a Comment