Saturday, January 11, 2020

ANALIZA E VEPRIMTARIVE TE SHOQATES "BASHKESIA DIBRANE" JANAR-DHJETOR 2019

Në fund të muajit dhjetor të 2019 në sallën e "Librit Akademik" në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, u organizua analiza vjetore e  veprimtarive të Shoqatës "Bashkësia Dibrane".
Eshtë bërë  traditë për mbylljen e vitit, që në mbledhjen e fundit, krahës pjesëmarrjes së detyrueshme të anëtarëve të kryesisë së SHBD-së dhe të Këshillit të të Urtëve, të jenë të pranishëm dhe anëtarsia e komunitetit dibran në Tiranë.

     

Pas analizës që bëri sekretari i përgjithshëm për periudhën janar 2019-dhjetor 2019, ku u numërua rreth 10 aktiviteteve të ndryshme, theksi u përqëndrua tek vendosja e obeliskut për 110 vjetorit e eksodit dibran në Tiranë si dhe realizimi i kalendarit të aktiviteteve për periudhën janar-dhjetor 2020.

Më pas fjalën e mori Kryetari i Shoqatës "Bashkësia Dibrane" Bujar Kapexhiu, i cili bëri një rezyme të aktiviteteve të shoqatës, si dhe angazhimin e më tejshëm të komunitetit dibran në aktivitetet  e SHBD-së si dhe miratimin e kërkesës për mbledhjen e kuotave, jo vetëm për kryesinë dhe këshillin, por dhe nga anëtarsia e thjeshtë e shoqatës. Më pas z. Kapexhiu bëri dhe urimin për një vit të mbarë e të suksesshëm për 2020 për çdo familje.

                               

Ndërsa kryetari i "Këshillit të të Urtëve" Tofik Jegeni, foli mbi zhvillimin historik të klubit "Bashkimi Dibran", të 1908, grupe patriotike që e përbënin atë, nevoja për pavarsi, administratë me një gjuhë kombëtare Shqipe, si dhe më pas kalimi në periudhën e "djalënisë dibrane", gjatë periudhës së viteve 1920-1940, e deri tek shoqata "Bashkësia Dibrane", e cila u rishfaq gjatë periudhës së demokracisë, pas vitit 1992, theksoi z. Jegeni. Gjithashtu z. Jegeni, bëri urimin për një vit me shëndet dhe aktiviteteve të tjera për shoqatën "Bashkësia Dibrane"

                               

Diskutime të lira dhe vlerësime pati mbi aktivitetet e shoqatës, nga z. Faruk Kaba, Luan Pirdeni, Uran Strazimiri, Suzana varvarica dhe Naim Kasapi.
Inxh. Faruk Kaba, bëri një trajtim historik mbi zhvillimin e projektit mbi "Rrugën e Arbit" nga periudha pas vitit 1992 e deri në ditët tona, si dhe foli  që rruga mund të kish ecum me një procedurë të përshpejtuar dhe me kosto më minimale për shtetin përmes një bypassi kalimi, pa tunel, gjë e cila do ta afronte Tiranën me Dibrën e Madhe për rreth 73 kilometra, e cila do të përshkruhej për rreth 75 minuta.

Takimi më pas kaloj me diskutime të lira nga të pranishmit, nën shoqërimin e një kokteli.

No comments:

Post a Comment