S. Shatku, N. Kaba, M. Perja, T. Jegeni, B. Kapexhiu, P. Bara
B. Kapexhiu, M. Perja, N. Kaba, T. Jegeni, M.Yörük, S. Shatku, P. Bara
Në sallën e eventeve të mbushur me mijëra të ftuar, miq, dashamirës, politikan, diplomat, përfaqësues të klerit e shoqërisë civile, nderonin me pjesëmarrjen e tyre dhe një përfaqësi e shoqatës "Bashkësia Dibrane", e përbërë nga Kryetari i Shoqatës, Bujar Kapexhiu, Sekretari i Përgjithshëm Saimir Shatku, Kryetari i "Këshillit të të Urtëve" Tofik Jegeni, intelektuat të shquar si, Prof. Dr. Petrit Bara, Dr. Naim Kaba, përfaqësues të shoqërisë civile, znj. Manjola Perja dhe znj. Zenepe Dibra.
Ambasadori Yörük, me përfaqësuesit e shoqatës SHBD
B. Kapexhiu, M. Perja, N. Kaba, T. Jegeni, M.Yörük, S. Shatku, P. Bara
Pas fjalës emocionuese dhe kuptimplotë që mbajti shkëlqesia e tij, Ambasadori Yörük, i cili foli për rëndësinë historike të shpalljes së Republikës Turke më 29 tetor 1923, si faktor stabiliteti e qëndrueshmërie për rajonin e motorri ekonomik e industrial i rajonit, ai theksoi me superlativa për rolin e kontriutin e shquar të themeluesit të Turqisë moderne, Mustafa Qemal Ata'Turk, e deri tek lideri aktual reformator Presidenti i Republikës së Turqisë, z. Rexhep T. Erdogan.
Ndërkohë gjatë ceremonisë u lexua edhe mesazhi i presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, me rastin e Ditës së Republikës.
B. Kapexhiu, M. Perja, N. Kaba, T. Jegeni, M.Yörük, S. Shatku, P. Bara
Turqia më 29 tetor shënon 96-vjetorin e shpalljes së Republikës, ndërsa me rastin e Ditës së Republikës organizohen aktivitete të ndryshme solemne brenda dhe jashtë Turqisë.
Gjithashtu Ambasadori i Turqisë, Murat Ahmet Yörük, u ndal dhe takoj me përzemërsi dhe emocion, përfaqësuesit e komunitetit dibran dhe të Shoqatës "Bashkësia Dibrane", duke i falenderuar me përzemërsi për ardhjen e tyre në këtë ngjarje historike për kombin Turk.
No comments:
Post a Comment