Ditën e martë, datë 24 shtator 2019 me dëshirën e shkëlqesisë së tij, z.
Murat Ahmet Yörük, Ambasador i Republikës së Turqisë në Shqipëri, zhvilloj një vizitë me përfaqësuesit e shoqatës "Bashkësia Dibrane". Ai u takua me sekretarin e përgjithshëm të SHBD-së z. Saimir Shatku, si dhe me kryetarin e "Këshillit të të Urtëve" z. Tofik Jegeni e anëtar të tjerë të shoqatës.
Nderonin me prezencën e tyre përfaqësuesit e komunitetit dibran të Tiranës, studiuesia e artit Prof. Asc. Dr. Suzana Varvarica, Prof. Dr. Petrit Bara "Mjeshtër i Madh", Gjeneral Xhemal Gjunkshi, historiani i njohur Prof. Dr. Adem Bunguri, sipërmarrësi dibran z. Faik Bruçi "Mjeshtër i Madh" si dhe korografi i ansamblit të shoqatës z. Avni Ndreu.
Takimi u hap nga sekretari i përgjithshëm i shoqatës z. Saimir Shatku, i cili bëri një prezantim të përgjithshëm të historikut të shoqatës dhe aktiviteteve të saj, Ambasadorit të Turqisë Shk. Tij., z.
Murat Ahmet Yörük.
Ai e quajti një vizitë historike, miqësore dhe vllazërore, ardhjen e Ambasadorit të Republikës së Turqisë në Shoqatën "Bashkësia Dibrane", në shoqatën më të vjetër patriotike e kombëtare e themeluar që më 1908 në Dibër të Madhe e cila përfaqëson rreth 150 mijë dibran në Tiranë dhe rrethet e saj.
Më pas u fol për konferencën shkencore të organizuar nga Shoqata "Bashkësia Dibrane" në Akademinë e Shkencave me datën 13 shtator 2019 me titull: "
110 Vjet Kongresi i Dibrës. Ngjarje historike për kombin Shqiptar", ku referuan studiuesit dhe historianët më të mirë në këtë jubile.
Ambasadori z.
Yörük, falenderoj shoqatën për punën dhe organizimin e saj të deritanishëm, duke ofruar dhe mbështetjen e tij e të stafit të Ambasadës për aktivitetet e saja në vazhdim.
Me lejen e Presidentit të Turqisë, z. Rexhep Taip Erdogan, falenderoj dhuratat e flamurve kombëtar të popujve mik, që Shoqata "Bashkësia Dibrane", ja dhuroj Ambasadorit dhe mikut të kombit Shqiptar, Presidentit Rexhep Taip Erdogan. Ai vlerësoj fryëm e bashkëpunimit midis inistucioneve të shtetit Shqiptar me Republikën e Turqisë, si kombe mike, me qytetërime dhe kultura të hershme, si dhe prezencën e shtetit Turk, në çdo sferë të ekonomisë, kulturës dhe mbështetjen në arsim dhe programet shëndetësore që Turqia jep për vendin tonë.
Më pas intelektualët dibran folën me nota vlerësuese për bashkëpunimin midis Shqipërisë dhe Turqisë në fushën e kulturës dhe zhvillimit të shkencave mjekësore. Prof. Dr. Petrit Bara, vlerësoj rritmin e zhvillimit të mjekësisë, të klinikave universitare dhe shërbimeve të shëndetësore me paisje më moderne dhe të sofistikuara në çdo qytet të Turqisë. Ndërsa zoti Xhemal Gjunkshi, gjeneral dhe ish-shefi i shtabit të ushtrisë, që anëtarësoj forcat ushtarake Shqiptare në Nato, foli me superlativa dhe vlerësime maksimale, për teknologjinë e lartë dhe moderne ushtarake të Turqisë, bashkëpunimin e frytëshëm midis shtabeve të përgjithshme të ushtrisë Shqiptare dhe atyre Turke, e ndihmesën e pakursyer të Republikës së Turqisë për lobimin e saj për në strukturat e Nato-s. Ndërsa Prof. Dr. Bunguri dhe Prof. Varvarica folën për bashkëpunimin e ngushtë kulturor dhe atë artistik midis dy vendeve tona, e organizimin në të ardhmen të pavioneve muzeale të përbashkëta.
Në shenjë simbolike, nga ana e kryetarit të Këshillit të të Urtëve, të Shoqatës "Bashkësia Dibrane", z. Tofik Jegeni ju dorëzua Ambasadorit të Turqisë, z.
Yörük, karta e anëtarit të nderit të Shoqatës "Bashkësia Dibrane" të cilën shkëlqesia e tij e mirëpriti.
Ndërsa sekretari i përgjithshëm i shoqatës, i dhuroj Ambasadorit z. Yörük, kopjen e Aktit të Pavarësisë Kombëtare, dalë nga arkiva e familjes së Faik Shatkut (Ministër i Arsimit Kombëtar dhe i Drejtësisë, doktoruar për Drejtësi në Universitetin e Stambollit) në periudhën e Mbretërisë Shqiptare.
Më pas Ambasadori i Republikës së Turqisë, Shk. Tij., z. Murat Ahmet Yörük ftoj përfaqësuesit e shoqatës "Bashkësia Dibrane" në festën kombëtare të Republikës së Turqisë më 29 Tetor 2019.
Ftesë e cila u mirëprit me kënaqësi nga Shoqata.
No comments:
Post a Comment