Si çdo vit, ajo u kremtua më 23 shtator 2019 ora 19.00 në hollin kryesor të Mak-Albania, me organizimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite.
Nderonin me pjesëmarrjen e tyre në këtë ditë të shënuar personalitetet më të larta të jetës politike në vend. Përfaqësues nga jeta akademike dhe universitare, drejtues të shoqatave kulturore, Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar z. Bujar Spahiu,diplomat, konsuj etj.
Ambasadori Abdulmomen M. Sharaf me përfaqësuesit e "Bashkësisë Dibrane" dhe z. Bujar Spahiu
Përfaqësuesit e SHBD-së, Ambasadori A. M. Sharaf dhe Kreu i KMSh z. Bujar Spahiu
Sekretari i Përgjithshëm z. Saimir Shatku, u takua në këtë aktivitet me Ambasadorin Fuqiplotë të Mbretërisë së Arabisë Saudite, me shkëlqesinë e tij., z. Abdulmomen M. Sharaf dhe stafin e tij të Ambasadës Saudite.
U shkëmbyen protokolle mirësjellje dhe u diskutua mundësia e bashkëpunimit në nivel kulturor dhe akademik mes dy institucioneve tona.
Shk. tij., z. Ambasador Abdulmomen M. Sharaf
Kjo ditë është një ngjarje historike për mbretërinë e Arabisë Saudite dhe miqtë e saj.
Përfaqësuesit e shoqatës, i dhuruan me rastin e ditë kombëtare të 23 shtatorit një dhuratë për trashëgimtarin e fronit Mbretëror Mohammed Ibn Salman Al Saud, e një për shkëlqesinë Ambasador Abdulmomen M. Sharaf, në shenjë vlerësimin për punën e tyre në Shqipëri.
Aktiviteti u mbyll me nota vlerësimi reciprok.
Dr. 23 shtator 2019
Urime për festën dhe për aktivitetin.
ReplyDelete