Ditën e premte datë 13 shtator 2019 në orën 11.00 në sallën qendrore të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, u organizua nga Shoqata "Bashkësia Dibrane" Konferenca Shkencore me titull:
"110 Vjet Kongresi i Dibrës. Ngjarje Historike për Kombin Shqiptar."
Konferenca u hap me himin e flamurin, kënduar drejtëpërdrejtë nga Mjeshtri i Madh, znj. Shqipe Zani.
Nderonin me pjesëmarrjen e tyre përfaqësues të komunitetit dibran në Tiranë, bashkësia e Komunës Dibër e Madhe, Maqedonia e Veriut, diaspora etj.
I pranishëm në këtë aktivitet të shoqatës ishte dhe Kryetari i Shtetit, Shk. Tij., z. Ilir Meta, Kryetari i Komunës Dibër e Madhe z. Hekuran Duka, Kryetari Shoqatës SHBD, z. Bujar Kapexhiu, Sekretari i Përgjithshëm z.Saimir Shatku, Kryetari i Këshillit të të Urtëve z. Tofik Jegeni, përfaqësues të jetës akademike e diplomatike si dhe ish-deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, z. Xhemal Gjunkshi dhe znj.Dhurata Çupi.
Një homazh e mesazh ju dha në këtë konferecë për dy personalitete të nderuar të komunitetit dibran të Tiranës të cilët u ndanë nga jeta para 1 muaji, për Prof. Luan Pustina dhe Prof. Dr. Agim Pirdeni, një arietë shpirtërore nga kompozutori Giussepe Giodani, me titull caro mio ben, "i dashur im, i mirë" nga zëri i Prof. Shqipe Zani "Mjeshtër i Madh".
Fjalën e mori dhe Kryetari i Komunës Dibrës z. Hekuran Duka i cili foli mbi vlerat historike dhe kulturore të Dibrës si dhe për Kongresin e Dibrës të 1909.
Fjala ju dha Presidentit të Republikës së Shqipërisë Shk. Tij., z. Ilir Meta, i cili në kumtesën e tij trajtoi rolin dhe ndikimin e lartë të Kuvendeve të Dibrës, të cilët me mencuri e zgjuarsi i dhanë mjaft vendit tonë.
Me pas Presidenti i Republikës, Dekoroi me rastin e 110 vjetorit të Kongresit të Dibrës, Shoqatën "Bashkësia Dibrane" me motivacionin:"Për kontributin e shquar dhe atdhetar në ruajtjen, kultivimin dhe promovimin e traditës dibrane, në veçanti të vlerave të Dibrës së Madhe, si dhe bashkësisë tradicionale dibrane në Tiranë."
Dekorimi i Shoqatës "Bashkësia Dibrane" nga Presidenti i Republikës
Më pas Kryetari i Shtetit z. Ilir Meta, dekoroi me titullin: "Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut", pas vdekjes disa personalitete të shquara të komunitetit dibran në Tiranë, si dhe me titullin "Mjeshtër i Madh", bisnesmenin dibran z. Faik Bruçi dhe mjekun e njohur kardilog, Prof. Dr. Petrit Bara.
Referuan në këtë panel studiuesit dhe historianët më të mirë të vendit, duke filluar nga historiani, Akademik Prof. Dr. Beqir Meta, i cili trajtoi në referimin e tij temën me titull: "Kontributi i personaliteteve dibrane në shtetformimin e kombit Shqiptar".
Pamje nga Konferenca Shkencore në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë
Më pas referuar historiani, Prof. Dr. Bajram Xhafa, i cili trajtoi temën e "Kongresit të Dibrës dhe atij të Manstirit në ditët e sotëshme. Retrosprektivë historike."
Prof. Dr. Adem Bunguri, me mjaft elekuenc trajtoi temën me titull:"Vrojtime arkielogjike dhe etno-kulturore në pellgun e Dibrës", ndërsa studiuesi z. Roald A. Hysa hodhi dritë mbi faktet e reja në lidhje me rolin dhe kontributin e dijetarëve fetar në Kongresin e Dibrës".
Në përfundim, sekretari i përgjithshëm i shoqatës bëri konkluzionet dhe mbylljen e konferencës shkencore.
Aktiviteti u mbyll me një katering në mjedisin e jashtëm të Akademisë së Shkencave.
Tiranë më, Dt. 13 shator 2019
No comments:
Post a Comment