Ditën e premte datë 31 Maj 2019, në orën 20.00 në sallën Balsha, kati II, në Hotel Tirana Internacional, shoqata "Bashkësia Dibrane" shtroi Iftarin Tradicional, me rastin e Natës së Kadrit të Muajit të Ramazanit, me rreth 150 pjesëmarrës. Nderonin me pjesëmarrjen e tyre në këtë darkë, personalitete të ndryshme të komunitetit dibran në Tiranë, nga Republika e Maqedonisë së Veriut, SHBA-ja, Diaspora e më gjërë.
I pranishëm në këtë aktivitet ishte dhe Lideri i Opozitës së Bashkuar, Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë z. Lulzim Basha, Kryetari i Bashkisë Kamëz z.Xhelal Mziu, Kryetari i Komunës Dibër e Madhe R. M. Veriut z. Hekuran Duka, si dhe ish-deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, Gjen. Xhemal Gjunkshi, znj.Mensila Doda, z.Kastriot Islami. Sekretari i Përgjithëm i Komunës dhe Kryetari i BDI Dibër z.Ylli Mirzo, Kryetari i Këshillit të Komunës Dibër e Madhe z. Bashkim Mashulli, Kryetari i Këshillit të të Urtëve të SHBD-së, z.Tofik Jegeni, Kryetari i Shoqatës "Tirana Intelectum" znj. Mirela Bogdani, qytetar, bisnesmen dhe personalitete të tjera të artit dhe kulturës.
Pamje nga Iftari Tradicional datë 31 maj 2019
Mbesa e intelektualit dhe eruditit të fesë Islame, Sali Ferhati, i dhurojë Shoqatës "Bashkësia Dibrane", një ndër shoqatat më të vjetra kombëtare, librin e shenjtë të Kur'anit përkthyer dhe komentuar prej tij.
Një falenderim i veçantë shkon për të gjithë ato dashamirës dhe miq që kontribuan për organizimin e iftarit tradicional, e për të cilët ndiejmë obligim ti falenderojmë posaçërisht;
Pamje nga Hotel Tirana Internacional, salla Balsha, kati II
-Anëtarët e kryesisë së SHBD-së dhe të "këshillit të të Urtëve";
-Përfaqësuesit e komunitetit dibran në Tiranë si:
Prof. Dr. Petrit Bara, z. Xhelal Mziu, z.Dodë Doçi, z. Faruk Kaba, z. Faik Bruçi, z. Kastriot Selita, z.Musa Ricku, z. Edmond Isaku etj.
No comments:
Post a Comment