Ditën e shtunë datë 08 qershor 2019, një përfaqësi e shoqatës "Bashkësia Dibrane", e përbërë nga Kryetari i SHBD-së, z. Bujar Kapexhiu dhe Kryetari i "Këshillit të të Urtëve" z. Tofik Jegeni, si dhe Regjisori i njohur Ilir Harxhi, zhvilluan një vizitë në qytetin e Dibrës së Madhe. Aty u pritën nga autoritetet vendore, nga Kryetari i Komunës Dibër e Madhe , Republika e Maqdonisë së Veriut, z.Hekuran Duka, Sekretari i Përgjithshëm i Komunës z.Ylli Mirzo nga Kryetari i Këshillit të Komunës z. Bashkim Mashkulli, dhe nga sipërmarrësi i njohur z. Mexhit Capa.
Në këtë takim vllazëror, theksi u vendos tek ridimensionimi i marrëdhënieve mes tyre, organizimin e aktiviteteve kulturore, si dhe organizimin sëshpejti i një Akademie Solemne përkujtimore për nder të jubileut të 110 vjetorit të Kongresit të Dibrës. Gjithashtu z. Kapexhiu dhe z. Duka vlerësuan punën pozitive që po realizon Komuna në zhvillimin e jetës kulturore, sociale dhe argëtuese në Dibër.
Takim në zyrën e Kryetarit të Komunës z. Hekuran Duka
z.Mexhit Capa, z. Tofik Jegeni, z. Hekuran Duka dhe z. Bujar Kapexhiu
No comments:
Post a Comment