Monday, June 3, 2019

SHOQATA "BASHKESIA DIBRANE" SHTRON IFTARIN TRADICIONAL


Ditën e premte datë 31 Maj 2019, në orën 20.00 në sallën Balsha, kati II, në Hotel Tirana Internacional, shoqata "Bashkësia Dibrane" shtroi Iftarin Tradicional, me rastin e Natës së Kadrit të Muajit të Ramazanit, me rreth 150 pjesëmarrës.  Nderonin me pjesëmarrjen e tyre në këtë darkë, personalitete të ndryshme të komunitetit dibran  në Tiranë, nga Republika e Maqedonisë së Veriut, SHBA-ja, Diaspora e më gjërë.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte dhe Lideri i Opozitës së Bashkuar, Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë z. Lulzim Basha, Kryetari i Bashkisë Kamëz z.Xhelal Mziu, Kryetari i Komunës Dibër e Madhe R. M. Veriut z. Hekuran Duka, si dhe ish-deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, Gjen. Xhemal Gjunkshi, znj.Mensila Doda,  z.Kastriot Islami. Sekretari i Përgjithëm i Komunës dhe Kryetari i BDI Dibër z.Ylli Mirzo, Kryetari i Këshillit të Komunës Dibër e Madhe  z. Bashkim Mashulli, Kryetari i Këshillit të të Urtëve të SHBD-së, z.Tofik Jegeni, Kryetari i Shoqatës "Tirana Intelectum" znj. Mirela Bogdani, qytetar, bisnesmen dhe personalitete të tjera të artit dhe kulturës.

                                
                                         Pamje nga Iftari Tradicional datë 31 maj 2019


Fjalën e rastit në këtë iftar e mbajti Kryetari i Shoqatës "Bashkësia Dibrane" z. Bujar Kapexhiu, i cili falenderoi praninë e tyre në këtë traditë të shoqatës "Bashkësia Dibrane", e cila sa vjen dhe përmirësohet  vit mbas viti.

                          

Mbesa e intelektualit dhe eruditit të fesë Islame, Sali Ferhati, i dhurojë Shoqatës "Bashkësia Dibrane", një ndër shoqatat më të vjetra kombëtare,  librin e shenjtë të Kur'anit përkthyer dhe komentuar prej tij.
                                
Një falenderim i veçantë shkon për të gjithë ato dashamirës dhe miq që kontribuan për organizimin e iftarit tradicional, e për të cilët  ndiejmë obligim ti falenderojmë posaçërisht;

                               
                                 Pamje nga Hotel Tirana Internacional, salla Balsha, kati II


                               

-Anëtarët e kryesisë së SHBD-së dhe të "këshillit të të Urtëve";
-Përfaqësuesit e komunitetit dibran në Tiranë si:
 Prof. Dr. Petrit Bara,  z. Xhelal Mziu,  z.Dodë Doçi, z. Faruk Kaba, z. Faik Bruçi, z. Kastriot Selita,   z.Musa Ricku, z. Edmond Isaku etj.

No comments:

Post a Comment