Sunday, May 5, 2019

PROMOVOHET LIBRI I DR. ORHAN SAKIQIT "KRONIKE E JETEVE TE HUMBURA"


Ju njoftojmë mbi aktivitetin e   realizuar nga Shoqata "Bashkësia Dibrane", mbi promovimin e librit të fundit të anëtarit të "Këshillit të të Urtëve" të Shoqatës "Bashkësia Dibrane", Dr. Ohran Sakiqi me titull: "Kronikë e Jetëve të Humbura".

                               
                               Pamje nga promovimi i librit të Dr. Orhan Sakiqit

Ky aktivitet u mbajt ditën e martë datë, 30 prill 2019, në orën 18.00 në sallën e "Librit Akademik", pranë Akademisë së Shkencave, Tiranë. Nderonim me pjesëmarrjen e tyre, përfaqësues nga komuniteti dibran në Tiranë, familjet autoktonase Tiranase, miq të autorit, studies etj.

                                 
Nderonin me prezencën e tyre dhe me diskutimet, disa nga penat e shquara të letërsisë dhe publicistikës Shqiptare si, studiuesi Sulejman Mato, shkrimtari dhe studiesi i shquar i cili foli gjerësisht mbi krimtarinë e autorit Sakiqi, Dr. Agron Tufa, studiuesi Remzi Zeqja, poeti dhe publicisti i njohur Shpëtim Kodra, si dhe shkrimtari i njohur Rudi Erebara. Miku dhe kushëriri i autorit Astrit Daci, foli gjithashtu dhe Kryetari i Shoqatës "Bashkësia Dibrane", prof. Bujar Kapexhiu.

                                    

Gjthashtu në emër të familjes Këlliçi, foli plot emocion dhe respekt për Orhan Sakiqin dhe Belind Këlliçi, trashëgimtari më i ri i familjes.

                             
Libri është një kujtim për të kaluarën e hidhur të autorit, por që hedh dritë edhe për ngjarjet aktuale që po kalon vendi ynë. Në të ngjarjet janë reale, gjithashtu edhe personazhet janë të vërtetë. Në libër dominon melankolia dhe pesimizmi, por autori shpreht se megjithashtë ka shpresë për një jetë më të mirë. Veprim që autori e jep në fund të libruit por dhe kopertinën e këtij libri.

                              

Autori z.Sakiqi,  në fund të aktivitetit, falenderoj referuesit, miqtë,  shtëpinë botuese M&B, si dhe të pranishmit dhe theksoj se këtë botim ja kushton të gjithëve atyre që i ka përshkruar në libër si një detyrim shpirtëror. Në fund të aktivitetit u shtrua një koktel për të pranishmit.


                                                Pamje nga aktiviteti i z. Orhan Sakiqi



                                     studiuesi Shpëtim Kodra duke diskutuar mbi librin







z. Asim Pregja dhe Dr. Safet Këlliçi duke diskutuar mbi librin

No comments:

Post a Comment