Vendimi i mbledhjes, ditë e martë datë 30.04.2019 i Kryesisë dhe "Këshillit të të Urtëve" i shoqatës "Bashkësia Dibrane".
Pas diskutimesh mes anëtarëve të shoqatës, me propozimin e Këshillit, u ra dakort që të organizohen tre grupe pune me qëllim mbarvajtjen e tre aktiviteteve të shoqatës, si përfaqësuese e komunitetit dibran në Tiranë, obelisku, iftari tradicional i përvitshëm dhe organizimi i 110 vjetorit të Kongresit të Dibrës.
Grupi i parë i punës mbi Obeliskun kushtuar 105 vjetorit të eksodit dibran të shtatorit 1913, pas miratimit nga Bashkia Tiranë, do të përbëhet nga:
Ing. Tofik Jegeni- Kryetar
Ing. Orhan Sakiqi-Anëtar
Dr. Saimir Shatku-Anëtar
Grupi i dytë i punës që do të merret me organizimin e Iftarit Tradicional, në fund të muajit maj 2019 do të jetë;
Prof. Bujar Kapexhiu-Kryetar
Znj. Mukades Erebara-Anëtar
Dr. Edvin Cami-Anëtar
Z. Roald Hysa -Anëtar
Grupi i tretë i punës që do të merret me organizimin e 110 vjetorit të Kongresit Historik të Dibrës e që do të mbaj dhe kontakte me Komunën e Dibrës, për të kujtuar këtë ngjarje me një simpozium do të përbëhet nga;
Ing. Tofik Jegeni-Kryetar
Prof. Bujar Kapexhiu-Anëtar
Dr. Saimir Shatku-Anëtar
Znj. Mira Pirdeni-Anëtar
Z. Flamur Gjymishka-Anëtar
Z. Astrit Daci-Anëtar
Z. Roald Hysa-Anëtar
Z. Asim Pregja-Anëtar
Pjesë nga mbledhja e shoqatës
U diskutua dhe mbi kontributin e anëtarëve të Kryesisë dhe Këshillit mbi organizimin e Iftarit Tradicional, në fund të muajit maj 2019.
U ra dakort që çdo anëtar do të paguaj minimalisht 2000 lek (dy mijë) për person për darkën tradicionale të muajit të shenjtë.
Të gjitha vendimet u morën me konsensus dhe u votuan unanimisht nga të pranishmit në mbledhje.
Mbledhja e përbashkët kryesi dhe këshill i SHBD-së
No comments:
Post a Comment