Monday, May 30, 2011

Veprimtari



















Aktivitet nga Shoqata “Tirana”
20 Vjet Shoqata Tirana
(22 Prill 1991-22 Prill 2011)

U zhvillua ditën e premte më dt. 22 prill 2011 në mjediset e Hotel Sheraton në Tiranë, Jubileu i 20-Vjetorit të themelimit të Shoqatës Kulturore Tirana. Të pranishëm në këtë veprimtari krahas qytetarëve dhe familjeve auktoktonase tiranase, ishin edhe intelektual, artist, politikan dhe përfaqsues të jetës publike në vend. Në fjalën e hapjes së këtij aktiviteti Kryetari i Shoqatës Tirana, Z. Arben Tafaj, bëri një rezyme të përgjithshme të aktiviteteve të shoqatës Tirana, në këto 20-vjet demokraci. Gjithashtu ai renditi dhe vlerësoj rolin dhe kontributin e pazëvendësueshëm të drejtuesve të shoqatës Tirana përgjatë 20 viteve të themelimit të saj e deri më sot.
Ndër të tjera Z. Tafaj, falenderoi gjatë diskutimit të tij, shoqatat e tjera në Tiranë, si shoqatën Bashkësia Dibrane, Shoqatën Camëria, të cilët krahas programeve të tyre kombëtare kanë dhe vlerat dhe traditën e qytetarisë dhe bashkëjetesën me njëri-tjetrin, duke u kthyer në një shembull të rendësishëm komunikimi dhe qytetarie për Tiranë -theksoi Z. Tafaj.
I pranishëm në këtë aktivitet ishte dhe kandidati për drejtimin e Bashkisë së Tiranës, Z. Lulzim Basha, i cili në përshëndetjen e rastit, vlerësoj kontributin e intelektualëve tiranas, në zhvillimin e tiranës nga periudha e shpalljes kryeqytet të saj e deri në ditë tona. Në këtë takim merrnin pjesë kryetari i Shoqatës Bashkësia Dibrane, dr. Faruk Borova i shoqëruar dhe nga anëtarët e kryesisë së SHBDSH.
Aktiviteti u mbyll me një koktej për të pranishmit.

No comments:

Post a Comment