Tuesday, May 17, 2011
SEMINAR
Seminar në Kryesinë e Shoqatës Bashkësia Dibrane mbi
“Principet e Jetëgjatësisë”
Ligjëruar nga Dr. Lulzim Mullahi
U zhvillua më dt. 3 prill 2011 në mjediset e Kryesinë së Shoqatës Bashkësia Dibrane seminari mbi “Principet e Jetëgjatësisë”, përgatitur nga dr. Lulzim Mullahi. Pas fjalës së mbajtur nga Kryetari i SHBD dr. Faruk Borova, në hyrje të këtij seminari “i cili theksoi rolin dhe dobinë, që kanë grupet e interesit, shoqatat si dhe OJF-të mbi shëndoshjen e kujdesit jetësor dhe mendor, kemi kënaqësinë të dëgjojmë disa analiza dhe komente nga një anëtar i Shoqatës sonë, që flet mbi moshën e tretë dhe vlerat e përkujdesit mbi jetëgjatësinë -theksoi z. Borova.
Duke folur mbi temën: “Principet e Jetëgjatësisë” referuesi dr. Lulzim Mullahi, e vuri tjeksin e tij tek metodat e kërkimit shkencor evropian dhe ato atlantik të shkencave anglo-saksone të përkujdesit social ndaj moshës së tretë. Tashmë-theksoi dr. Mullahi gjatë diskutimit të tij, janë metodat shkencore ato që prevalojnë mbi rritjen e jetëgjatësinë dhe zhvillimit të mëtejshëm psiko-social tek çdo moshë pa dallim. Gjatë diskutimit të tij, dr. Mullahi, evidentoi dhe raste praktike nga njerëz të ndryshëm nëpër vendet si Shqipëria, Ballkani, Skandinavia që përmes punës së tyre mjekësore dhe sociale, kishin dhënë prova sesi njerëz të ndryshëm nga një jetë pasive dhe melankolike, e kishin kthyer atë në një jetë mjaft aktive dhe gjallëruese.
Në këtë aktivitet merrnin pjesë dr. Azis Ndregjoni-i cili bëri një ndërhyrje në seminar, mbi ndryshimin e mendësive mjekësore, nga periudhat e mëparshme me metodat e sotme, të gërshetuara dhe me mjetet fizike. Pjesëmarrës dhe diskutues, të cilët bën pyetje dhe komente duke vlerësuar punën shkencore të dr. L. Mullahi ishin: psikologu Erduan Klloboçishta, Klejdi Jegeni dhe Xhodi Hysa, të cilët komentuan punën e dr. Mullahit.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment