Wednesday, March 2, 2011
Nje lajm shume i mire
Ministri Olldashi inspekton punimet në rrugën e Arbrit- njofton fillimin e projekteve të tjera madhore në rrethet Dibër dhe Mat
Ministri i Transporteve dhe Punëve Publike, Sokol Olldashi inspektoi sot punimet në rrugën e Arbrit dhe njëherazi njofton fillimin e projekteve të tjera në rrethet Dibër dhe Mat. Në javët në vazhdim pritet të fillojë puna në dy segmente të rëndësishme të rrugës së Arbërit përkatësisht në segmentet Ura e Branit-tuneli i Qafë Murrizës dhe Ura eVashës në drejtim të tunelit të qaf Murrzës. Ndërkohë që një projekt tjetër i ri është dhe riasfaltimi i gjithë segmentit Burrel Skurraj. Në rrethet Dibër dhe Mat janë përqendruar disa nga projektet më të rëndësishme të infrastrukturës rrugore të vendit, pothuajse në të gjitha akset kryesore të këtyre rretheve po ndërtohen rrugë ose po ri-konstruktohen rrugët ekzistuese. Rruga e Arbërit një ndër arteriet kryesore të rrjetit rrugor kombëtar e cila do të mundësoi lidhjen e Tiranës me zonën Veri-Lindore të vendit, përkatësisht me Dibrën po ecën me ritme të mira. Aktualisht janë përfunduar dhe po punohet në 28 km ku përfshihet edhe tuneli i Qafës së Buallit si dhe nyja e Bulqizës. Gjatë inspektimit të punimeve në këtë rrugë, ministri i Punëve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi, theksoi se janë disa projekte të rëndësishme që kanë filluar ose do të fillojnë në rrethin e Dibrës dhe Matit. “Përveç rrugës së Arbrit, e cila tashmë ndodhet në trasen e saj, loti nga Bulqiza drejt tunelit të Qafë Buallit, dhe nga qafa e Buallit drejt urës së Vashës, në javët në vazhdim priten të lidhet edhe kontrata për dy lote të tjera, përkatësisht segmenti Ura e Branit-tuneli i Qafë Murrizës, si dhe segmenti Ura e Vashës në drejtim të tunelit të qaf Murrzës”- u shpreh ministri Olldashi. Ndër të tjera ministri Olldashi tha se po punohet intensivisht për asfaltimin e aksit Maqellarë-Peshkopi me një gjatësi 17 km dhe me një vlerë 100 milion lekë, ndërsa në javët në vazhdim pritet të filloj puna për riasfaltimin e gjithë segmentit nga Burreli në Skuraj. Një tjetër projekt, i cili pritet të filloj është edhe ndërtimi i urës se Matit me një vlerë 235 milion leke.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment