Ditët e fundit, pas një pune disa mujore, u realizua në formën e videoklipit Marshi Historik i Djalmënisë Dibrane.
Ky marsh në formën artistike të një himni historik, u përgatit nga dy veteran të spikatur të Dibrës, teksti nga Haki Sharofi dhe muzika nga Sami Gonxhja, duke ngritur në piedestal heroizimin dhe patriotizimin e kryengritjeve Shqiptare dhe në veçanti nga trimat dibran që dhanë jetën e tyre në betejën e vitit 1921 për liri dhe pavarsi, kundër pushtimit sllavo-malazes.
Me rastin e jubileut të 100 vjetorit të fitores së kësaj lufte, 1921-2021, me kontributin e dallur të veteranëve dibran si dhe punës së udhëheqësit artistik Prof. Dr. Isak Shehu, dhe me mjeshtrin e dy këngëtarëve të njohur, z. Arif Vladi dhe z. Kastriot Tusha, edhe komunitetit dibran dhe trevës së Dibrës, ka sot si çdo trevë Shqiptare, marshin e vet.
Me këtë rast, edhe Marshi i djalmënisë Dibrane, hyn sot në panteonin e vlerave të arta të trashëgimisë kulturore Shqiptare.
Shoqata "Bashkësia Dibrane", falenderon me mirënjohje të thellë grupin e artistëve për këtë rizgjim të marshit patriotik si dhe të gjithë përfaqësuesit e bisnesit dhe qeverisjes vendore në Dibër dhe Ministrinë e Kulturës për mbështetjen e tyre.
Me kërkesën e shoqatës tonë dhe artistëve, CD e marshit shoqëruar me historikun e saj, do të jepet falas për komunitetin dibran të Tiranës.
Për çdo informacion për të marrë kopjen e CD, kontakoni me email/whatsup/telefon me adresën e shoqatës tonë.
KRYESIA & "KESHILLI I TE URTEVE"
No comments:
Post a Comment