HOMAZH I SHOQATES "BASHKESIA DIBRANE"
Të dashur miq,
Të nderuar dashamirës të komunitetit dibran të Tiranës !
Ju përciellim lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta, në situata të parakohëshme, nga pandemia e covidit, e një prej përfaqësuesve më të nderuar dhe të një prej familjeve të spikatura të komunitetit dibran në Tiranë, e z. Ilirian Strazimiri.
Iliri, siç njihej nga miqtë dhe kolegët e tij, rrjedhte nga dy familje te nderuar të Dibrës së madhe, Strazimiri nga i ati dhe nga e ëma, familja Saraçi, të cilët emigruan pas eksodit masiv të muhaxhirëve dibran, si pasojë e agresionit dhe genocidit sllavo-malazes të fillim shek. XX.
Iliri, u lind në Tiranë, më 13 korrik të 1954, u rrit dhe u edukua pranë gjyshërve të tij, në rrugën e "Saraçëve", tek Pazari i Ri.
Do të përfundonte shkollën e mesme në gjymnazin e Tiranës, dhe fill më pas, nga viti 1991 deri më 2000 do jetonte dhe punonte në emigracion, në Greqi.
Gjatë viteve të kthimin në Tiranë, hapi një sipërmarrje private, pranë Bulevardit Zog I, stacioni i Trenit.
Aty u lidh akoma më shumë me komunitetin dibran të Tiranës dhe me shoqatën "Bashkësia Dibrane", pasi tek Iliri gjenin derman, për realizimin e aktiviteteve të shoqatës, pasi Iliri i merrte përsipër të gjitha pengesat dhe vështirësitë e realizimit të aktiviteteve të shoqatës Bashkësia Dibrane, në dallim nga ata që mund të ishin dhe skeptik për mbarëvajtjen e veprimtarive të shoqatës.
Me propozimin e kryesise së Shoqatës, Ilir Strazimiri, do të ishte Sekretar i Përgjitshëm i saj nga viti 2004 deri më 2010.
Gjatë kësaj kohe, janë realizuar shumë aktivitete të sferave të ndryshme.
Një ngjarje historike do të ishte dhe bashkëpunimi i frytshëm i Shoqatës Bashkësia Dibrane me Komunën Dibër e madhe, me Kryetar Dr. Argëtim Fida.
Ishte 100 vjetori i Kongresit të Dibrës dhe Iliri sëbashku me grupin organizator loboi që ky jubile historik të shkonte mbarë.
Tek studio e Ilirit, mblidheshin personalitete të artit, kulturës, pedagog por dhe njerëz të thjeshtë....
Kur shkoje për ndonjë punë, të merrte malli të shkoje përsëri tek Iliri, pasi kishte një zemër të madhe por dhe bjetet e tij, nuk ndaheshin nga goja e tij.
Largimi i Ilirit, nga kjo jetë nuk hidhëroj pamasë vetëm bashkëshorten e tij, por dhe dy djemtë, Lekën dhe Arbërin, të cilët ecin në gjurët e profesionit të Ilirit, ku i ndjeri, e bënte me aq pasion, korrektësi dhe përkushtim.
Kryesia dhe Këshilli i Shoqatës, humbi një mik, një bashkëpuntor dhe një njeri fisnik, që do të kujtohet gjithëmonë me dashuri dhe respekt !
U prefsh në paqe dhe amshim, Iliri ynë i dashur !
KRYESIA DHE KESHILLI
BASHKESIA DIBRANE
No comments:
Post a Comment