|
Atdhe Hatibi, Ervin Culi, Tofik Jegeni dhe Saimir Shehu |
|
Pamje nga mbremja festive ne Diber te Madhe, Saimir Shehu, Agim Krajka, Yllka Causholli.
|
|
Pamje nga atmosferta artistike me kenge patriotike |
|
Pamje nga mbremja festive ne Diber te Madhe | | |
|
Pamje nga atmosferta artistike me kenge patriotike |
Nate Gala ne Diber te Madhe per
festen e Pavaresise Kombetare
Me rastin e 100
Vjetorit te festes se Pavaresise Kombetare, si ne çdo qytet te Shqipërise,
veçanerisht ne Tirane dhe ne Vlore, kjo
feste u festua me kompozitet dhe organizimin me serioz te autoriteteve vendore.
Por dhe ne qytetin e Dibres se Madhe ishin marre masa serioze dhe adeguate per
mirorganzimin e nates se 28 nendorit, per nder te 100 Vjetorit te Pavaresise.
Me ftese te pales organizatore biznesmenet “Vellezerit Hatibi” si dhe mbeshtetjen artistike te kantautorit nga
Dibra e Madhe me nje pervoje te gjere dhe te gjate ne fushen e muzikes ne SHBA,
Z. Saimir Shehu, u realizua nje
aktivitet artistik dhe koncertor ne Restorant “Uraniku” me pjesemarrjen e rreth
450 te ftuarve shqiptar nga Dibra e Madhe, Shkupi, Tetova, Tirana, Amerika,
Italia, Skandinavia etj. Ne kete mbremje mernin pjese me ftese te
organizatoreve dhe nje perfaqesi me artist, njerez te medias dhe komunikimit me
prejardhje nga Dibra e Madhe, si dhe nje disa familje te hershme dibrane te
cilet pas vjeshtes se vitit 1913 u vendosen perfundimisht ne Tirane.
|
Pamje nga tavolina e komunitetit dibrane ne Tirane |
Ne
delegacion nga Tirana mernin pjese: Mjeshtri i madh i muzikes Shqiptare, kompozitori
Z. Agim Krajka ku pjesemarrja e tij u prit me entuziasem dhe duartrokitje te
zjarrta dhe emocionuese nga publiku pjesemarres ne kete mbremje. Artisti i
mirenjohur i skenes Shqiptare, Prof. Bujar Kapexhiu dhe anetar i Kryesise se
Shoqates “Bashkesia Dibrane”, studuesi Prof. Dr. Arian Kadiu anetar i Kryesise
se Shoqates “Bashkesia Dibrane”, Projektuesi dhe Inxhinjeri i Rruges se Arberit
Dr. Faruk Kaba, Kryetaria e Komitetit per Rrugen e Arberit, Yllka Causholli, N/Kryetari
i Komtetit per Rrugen e Arberit, Z. Tofik Jegeni, N/Kryetari i Komitetin per
Rrugen e Arberit (perfaqsues i diaspores Shqiptare) biznesmeni Z. Ibrahim
Kolari, si dhe Trajneri i mirenjohur i
basketbollit shqiptar Z. Astrit Greva, sipermarresi Igli Pustina, Prof. Luan
Pirdeni etj. Ky aktivitet u realizua nen regjine dhe skenografine e regjizorit
te mirenjohur Z. Hervin Culi.
Pas hapjes se
aktivitetit nga kantautori Z. Saimir Shehu, i cili promovoj dhe kengen e tij me te re me
rastin e 100Vjetorit te pavaresise, u kendua “Hymni Kombetar” nga nxenesit e shkolles se muzikes si dhe pjese me
poezi patriotike nga krijmtaria e poeteve kombetar si: Cajupi, Azdreni, Fishta,
Mjeda, Migjeni etj. Me pas pershendeten aktivitetin Z. Argetim Fida, Kryetar i
Komunes Diber e Madhe, pas tij Z. Rruzhdi Lata, Myfti i Dibres se Madhe, si dhe
poeti Z. Agim Doçi, ku teksti i kenges
se ideuar prej tij “Hymni i 100 Vjetorit”
i kenduar dhe prezantuar per publikun Shqiptar nga pese kengetar qe perfaqsojne
5 trevat shqiptare, u prit me emocione dhe lot ne sy nga pjesemarresit dhe u
transmetua disa here. Ndersa ne fjalet e tij kompozitori i mirenjohur dibran,
Agim Krajka me fjale emocionuese nga pritja e vecante qe autoritetet vendore
dhe organizatoret i rezervuan Z. Krajka tha se: Nuk vlen te themi me fjalet
se Dibra e Madhe si “Britania e Madhe”, por vlen te themi me praktike dhe me shpirt se
Dibra e Madhe dhe Shqiperia e Madhe, jane nje komb”. Pas ketyre fjaleve nga
salla pati duartokitje te vazhdueshme dhe emocionese.
Me pas nga pala e
organizatoreve te mbremjes Gala dhe Koncertore pati falenderime ne adrese te perfaqsuesve te komunitetit Dibrane ne Tirane te
cilet organizatoret do te thonin se pavaresisht faktit te largesise dhe ecjes se
viteve ato ruajne ndjenjen e te qenurit dibrane, por dhe zakonet, traditat dhe
vlerat historike nga Dibra e madhe, qytet i bekuar, me histori dhe me mesazh
per çdo brez.
|
Pritje nga Myftiu i Dibres se Madhe, Prof. Dr. Ruzhdi Lata |
Gjithashtu perfaqsuesit
e disa familjeve te vjetra dibrane u priten nga Myftiu i Dibres Z. Ruzhdi
Lata, te cilet me emocion shkembyen komunikim vllazerore dhe rikthyen ne memorien
e tyre, vitet e dhuneshme te eksodit te
vitit 1913 te largimit te dibraneve nen peshen e dhunes me statusin e
emigrandeve(muhaxhireve), me qellimin se nje dite do te rikthehen perseri ne
vendin e tyre. Me pas ne takim u fol dhe per rolin e disa figurat kombetare dhe
fetare ne shpalljen e pavaresise se shqiperise.
Diten e enjte dt. 29
nentor, anetaret e komitetit per Rrugen e Arberit si dhe perfaqsuesit e
komunitetit dibrane ne Tirane u priten nga Kryetari i Komunes se Dibres se Madhe,
Z. Argetim Fida, i vili i njohu te pranishmit me aktivitetet e realizuara nga
Komuna per nder te 100 Vjetorit te pavaresise si dhe investimet qe jane bere
nder vite ne sektor te ndryshem te ekonomise dibrane. Z. Fida falenderoj
pjesemarrjen e tyre ne mbremjen Gala te 28 nendorit dhe mesazhin qe jep sot
komuniteti dibrane ne Tirane. Ne kete takim u shkembyen kujtesa dhe vleresime
per kontribuesit e aktit te pavaresise si dhe u fol mbi ecurine dhe
domosdoshmerine e ndertimit me procedura te pershpejtuara te Rruges se Arberit,
si e vetmja shprese dhe prespektive qe ndihmon rimekembjen ekonomike dhe
transportuale si dhe nje rruge e cila afron akoma me shume Dibranet e Tiranen
dhe komunitetet e tyre respektive.
Pas perfundimit te takimit me kryetarin e Komunes Z. Fida,
delegacioni nga Tirana qe mori pjese ne kete aktivitet u nis per tu rikthyer ne
Tirane.
|
Fotografi ne zyren e Kryetarit Z. Argetim Fida |
|
Pamje nga takimi me Kryetarin Z. Argetim Fida |
|
Fotografi e perbashket permbyllese e takimit |
No comments:
Post a Comment