Pamje nga promovimi i librit me autor Prof. dr. Arian Kadiu
Diten e shtune
date 24 nentor 2012 ne sallen “Aleks Buda”
te Akademise se Shkencave ne Tirane, komuniteti dibrane ne Tirane me mbeshtetjen e grupimit "Miqte e Autorit" ishte
protagonist i nje aktiviteti sa festiv ashtu dhe promovues per nder te librit monografik
te realizuar nga studuesi dhe shkrimtari Prof. Dr. Arian Kadiu. Te pranishem ne
kete veprimtari ishin drejtues te qeverisjes qendrore dhe vendore, keshilltar
te kryeministrit te Shqiperise, deputet te Kuvendit te Shqiperise, artistat
dibrane, studiues etj.
Pas fjales se
hapjes nga moderator poeti Agim Doçi i cili me nota humori “falenderoj sebeçiun
Z. Arian Kadiu qe na mblodhi ne kete aktivitet promovues me kete 100 vjetor ne
si Shqiptar ndihemi me te bashkuar, me te gezuar dhe aq me teper kur jemi ftuar
nga nje studiues si Prof. Ariani.”-theksoi ne fjalen e tij, Z. Doçi.
Me pas Z. Agim Doçi ftoj zoterinjte, Arian Kadiu, Kryetarin
e Keshillit Bashkiak te Tiranes, Z. Niazi Kosovrasti, Aktoren e Popullit, Znj.
Adivije Sharofi (Alibali), Prof. Lutfi Hanku, Mesuesin e Popullit, Z. Ismet Bellova,
si dhe Drejtorin Ekzekutiv te AIITC-se, Dr. Ramiz Zekaj, per te zene vendet si
te ftuar nderi te autorit ne podiumin e Akademise se Shkencave. Te ftuar te
tjere ishin, Kryetaria e Komitetit per Rrugen e Arberit Znj. Yllka Causholli, N/Kryetari i ketij Komitetit, Inxh. Tofik Jegeni, Drejtore Ekzekutive e Shoqates ASAG dhe N/Kryetare e Shoqates “Bashkesia
Dibrane” Znj. Mira Pirdeni, Z. Avni
Ndreu, koroograf dhe N/Kryetar i Shoqates “Bashkesia Dibrane”, Z. Rolad Hysa, anetar i Kryesise se SHBD.
Ne fotog: Prof. Kadri Kerçini, Prof. Bujar Kapexhiu, Z. Agim Krajka dhe Z. Astrit Greva
Mernin
pjese gjithashtu njerez te medias dhe te publikut si: Z. Bujar Kapexhiu, Kompozitori
i mirenjohur, Z. Agim Krajka, Znj. Hilmie Mara (Kosovrasti), Znj. Natasha
Shehu, si dhe trajneri i njour i basketbollit Z. Astrit Greva. Nderuan
aktivitetin me pjesemarrjen e tyre Prefekti i Qarkut Diber Z. Genc Sharku si
dhe N/Kryetari i Bashkise Peshkopi, Z. Xhelal Spahiu.
Si referuas i
pare mbi librin “100 vjet Pavaresi, 100 figura Dibranesh” ishte Prof. Lufti Hanku, i cili vleresoj
kontributin dhe sendertimin e ketij libri per keta personalitete qe i kane
dhene kombit ne kete 100-Vite. Gjithashtu ne fjalen e tij, Z. Hanku i beri nje
analize te hollesishme librit dhe autorit si dhe evidentoj ne fjalet e tij disa
nga figurat me te rendesishme ne kete 100-Vjetor. Ndersa me pas fjalen e morri
Keshilltari i Kryeministrit te Republikes se Shqiperise si dhe Kryetari i Keshillit
Bashkiak te Tiranes, Z.Niazi Kosovrasti,
i cili ne fjalet e tij falenderoj kontributin disavjecar te Z. Kadiu, per ti
dhene te gjithe komunitetit dibrane por dhe studiesve dhe hulumtuesve te rinje
nje liber me vlere. Nder te tjera Z. Kosovrasti ne emer te Kryetarit te Bashkise
Tirane, Z. Lulzim Basha, i cili ne pamundesi per te qene present ne kete
veprimtari, falenderoj te pranishmit dhe kontributin e vyer dhe serioz te Prof.
Kadiut ne kete 100-Vjetor te Pavaresise.
Ne fotog: Dr. Ramiz Zekaj, Z. Niazi Kosovrasti, Znj. Hilmie(Mara)Kosovrasti, Prof. Arian Kadiu
Me pas nga salla dhe te pranishmeve
pati duartrokitje nga fjalet e ngrohta dhe te sinqerta te Z. Kosovrasti ne
adrese te autorit. Me pas fjalen e mori Znj. Adivije Sharofi e cila mbahet mend
nga publiku dhe artedashesit Shqiptar per filmin me karakter kombetar dhe patriotik,
“Skenderbeu”, ku Znj. Sharofi do te luante rolin e Mamices, motres se
Skenderbeut. Ajo ne fjalet e saj e vleresoj shume faktin se Prof. Kadiu nder keto
figura kishte perfshire ne kete liber emrin dhe jeteshkrimin e saj. Jam teper e
emocionuar theksoi Znj. Sharofi edhe per nje fakt se Dibra e Madhe tashme mund
te nderohet me keto figura qe i kane dhene shume ketij vendi, por dhe me faktin se ne tashme jemi te lire
per ta vizituar ate, kur dikur kufiri ishte nje perdja ndarese mes nesh, midis dibraneve
te Tiranes dhe Dibres se Madhe. Pas
ketyre fjaleve te pranishmit duartrokiten fjalet e aktores se mirenjohur
Adivije Sharofi. Me pas diskutan mbi librin Dr. Ramiz Zekaj, ku evidentoi rolin
dhe kontributin e teologeve dibrane ne perhapjen e frymes kombetare ne prag te
100-vjetorit te pavaresise dhe ku Prof. Arian Kadiu i ka dhene nje rendesi
paresore ne kete trajtimi monografik. Me pas foli miku dhe bashkepuntori i
ngushte shkencor i Z. Arian Kadiu, Mesusi i Popullit Z. Ismet Bellova, i cili
vleresoj punen shkencore te pergatitur enkas per kete jubile te paversise
kombetare.
Pamje nga promovimin i librit "100 Vjet pavaresi, 100 Figura dibranesh"
Nje fjale pershendetese per kete aktivitet erdhi nga Mjeshtri
i Madh Prof. Bujar Kapexhiu dhe ne cilesine e anetarit te Kryesise se Shoqates “Bashkesia
Dibrane”, i cili tha se tani pasi foli dhe foli poeti Agim Doçi ju ftoj te
degjojme autorin Z. Arian Kadiu. Pas ketyre fjaleve miqesore dhe plot humor,
salla duartokiti me ovacion ne gaz. Ne fjalen e tij Prof. Kadiu pershendeti
dashamiresine dhe ngrohtesine e te gjithe pjesemarreve si dhe shfaqi deshiren e
dibraneve se ne te ardhen do te pergatitet dhe numri 2 i ketij botimi, ku do te
jene ne vazhdimesi figura te njohura dibrane nga shkenca dhe me kontribute ne
ndryshme. Sipas popullit surpriza per ne fund: Me propozimin e Kryetarit te Bashkise
Peshkopi, Z. Ilir Krosi, Keshilli Bashkiak me vendim unanim te keshilltareve dibrane i dha ne kete
aktivitet Prof. Dr. Arian Kadiut, titullin: Nder i Qytetit te Peshkopise, me
motivacionin: Per kontribut te çmuar dhe evidentues ne fushen e studimeve si dhe te ngrijes
larte te figurave kombetare me prejardhje dibrane”,
Peshkopi me, 22.11.2012
Pas ketij
tutulli te pranishmit duartrokiten dhe aprovuan me dashamiresi kete vleresim
per Z. Arian Kadiu.
Ne fund te
aktivitetit per te ftuarit ju dhurua me dedikim nga nje kopje e librit “100
Vjet pavaresi, 100 figura Dibranesh”
si dhe pati nje koktej per te pranishmit.
Aktiviteti u realizua me mbeshtetjen e grupimin "Miqte e Autorit"
Aktiviteti u realizua me mbeshtetjen e grupimin "Miqte e Autorit"
Akademia e Shkencave, Tirane me, 24.11.2012
No comments:
Post a Comment