Thursday, September 6, 2012

Aktivitet ne Diber te Madhe-Maqedoni



Takim per Organizim te Aktiviteteve te Perbashketa
me rastin e Jubileut te 100-Vjetorit te Pavaresise Kombetare

 
Diten e Shtune date 01.09.2012 ne Qendren Kulturore ne Diber te Madhe-Maqedoni, u realizua Takimi i Shoqatave Kulturore dhe Patritike Dibrane me qellim diskutimin paraprak per te organizuar aktivitete te perbashketa me rastin e festimit te 100-Vjetorit te Pavaresise se Shqiperise dhe krijimin e nje Federate Dibrane-propozim ky i fundit nga Kryetari i Shoqates Bashkesia Dibrane Z. Faruk Borova dhe qe gjeti mbeshtetjen organizative nga N/Kryetari per Lobim i Komitetit per Rrugen e Arberit, Z. Ibrahim Kolari. Ky i fundit beri dhe hapjen e ketij forumi duke shpjeguar dhe deshiren qe kishte qe kete takim mes shoqatave te mund ta manifestonim ne Diber te Madhe, permes nje aktiviteti festiv per 100-Vjetorin e Pavaresise.

                             Z. Tofik Jegeni, Z. Ibrahim Kolari, Znj. Yllka Causholli, Z. Faruk Kaba
Ne kete takim krahes drejtuesve te shoqatave qe veprojne ne Diber, ishin present nje sere personalitetesh dhe figurash te qeverisjes vendore. Gjithashtu te pranishem ishin, Kryetaria e Komitetit per Lobim per Rrugen e Arberit, Znj. Yllka Causholli, Kryetari i Komunes Diber-Maqedoni Dr. Argetim Fida, N/Kryetari i Komitetit per Rrugen e Arberit Inxh. Tofik Jegeni, N/Kryetari per Diasporen Z. Ibrahim Kolari, Sekretari i SH.B.D  Saimir Shatku, Poeti dhe gazetari Agim Doci, Drejtori i Qendres Kulturore Diber, Z. Artin Spahiu, Drejtuesi dhe sipermarresi Z. Mexhit Capa etj.
                       Z. Ibrahim Kolari, Znj. Yllka Causholli, Z. Faruk Kaba dhe Z. Argetim Fida

Nga Tirana, Kryetaria e Komitetit per Rrugen e Arberit Inxh. Yllka Causholli informoj publikun dhe shoqatat e tjera mbi gjetjen e mundesive per te zbatuar ne kohe projektin e Rruges se Arberit. Ajo gjithashtu informoj se studio projetuese Infratransproject shpk me President Dr. Faruk Kaba, pas perfundimit me sukses te projektit te Rruges do te marri persiper nderimin e Unazes se re te Dibres se Madhe si nje dhurate e tij per qytetaret e Dibres se Madhe, rruge e cila ka si qellim te lidhi kete qytet dhe te krijoje lehtesira qarkulluese me pjesen e Rruges se Arberit. Kjo nje mundesi me shume per ti ardhur ne ndihme qytetareve dibrane por dhe vizitoreve, e turisteve qe kerkojne te informohen mbi Dibren dhe vlerat historike, turistike dhe etnokulturen te saj-u theksua nga Znj. Causholli.
             Prezantimi qe Kryetari Z. Fida po i ben Komitetit Lobues mbi Mastepalin e Dibres

I ftuar ne kete aktivitet ishte dhe projektuesi dhe Inxhinjeri i Rruges se Arberit Dr. Faruk Kaba, i cili permes nje inserti grafik me videoprojektor informoj shoqatat dhe grupet e interesit mbi vlerat dhe kontributin qe shfaq Rruga e Arberit, si dhe mbi ristite ndertuese dhe teknike te saj. Dr. Kaba, foli mbi politikat e dobishme qe autoritet vendore po zbatojne qofte ne Shqiperi ashtu dhe ne Republiken e Maqedonise, qe pjeset me kryesore te kesaj rruge te perfundojne sa me shpejte dhe ti vihet ne zbatim qytetareve dhe komunitetit, me qellim dhenien e faciliteteve te tyre. Me pas per ideatorin e kesaj Rruge,  Dr. Faruk Kaben u bene nje sere pyetjesh nga gazetaret dhe drejtuesit e shoqatave pjesemarrese ne kete Forum.

Gjate prezantimit te Rruges se Arberit permes videoprojektorit ne takimin mes shoqatave lobuese
Ne fjalen e tij, Kryetari i Komunes Diber e Madhe, Dr. Argetim Fida, pershendeti kete takim dhe ardhjen e posacme te Komitetit per lobim dhe te Inxh. Faruk Kaba, si dhe vleresoj kete tryeze si nje ide te hedhur para disa vitesh prej tij, qe shoqatat dibrane ne prag te festes jubilare te mblidhen per te diskutuar realizimin e nje koncerti festiv artistik si dhe te nje sesioni shkencor. Gjithashtu Z. Fida, beri nje rezyme mbi aktivitet e realizuar nga Komuna dhe autoritetet vendore si dhe kerkoj bashkepunim nga ane e shoqatave pjesemarrese dhe Komitetit per te dhene ide dhe propozime ne prag te 100-Vjetorit te Pavaresise.

No comments:

Post a Comment