Friday, September 7, 2012

Lobim per Rrugen e Arberit



Komiteti per Rrugen e Arberit pritet nga Kryetari i Komunes Diber-Maqedoni, Dr. Argetim Fida

               Ne foto: Z. Ibrahim Kolari, Znj. Yllka Causholli, Z. Faruk Kaba, Z. Argetim Fida

Ne paraditen e dates 01.09.2012 Komiteti per Lobim per Rrugen e Arberit i perbere nga Kryetaria e Komitetit Inxh. Yllka Causholli, nga dy N/Kryetaret e Komitetit,  Z. Tofik Jegeni ( Inxh. per pjesen teknike dhe hidrike te Rruges se Arberit), Z. Ibrahim Kolari ( N/Kryetar i Komitetit per Diasporen Shqiptare), Sekretar i SHBD Z. Saimir Shatku, paten nje takim mikprites nga Kryetari i Komunes Diber e Madhe-Maqedoni,  Z. Argetim Fida. I ftuar ne kete takim nga Komuna e Dibres ishte edhe projektuesi i Rruges se Arberit, Inxhinjeri Dr. Faruk Kaba. 
                   Z. Ibrahim Kolari, Znj. Yllka Causholli, Z. Faruk Kaba, Z. Argetim Fida

Ne fjalen e tij Kryetari Fida, pershendeti Komitetin per pune e bere deri tani ne drejtimin mbeshtetes, teknik si dhe lobues dhe informoj te pranishmit mbi planin e ri komunal. Ndersa Dr. Kaba, shprehu deshiren qe pas disa vitesh vizitonte godine e re dhe moderne te Komunes ne Diber, duke theksuar se sa here qe vije ne Diber te Madhe, kujtoj me nostalgji vlerat e ketij qyteti, famijet e hershme dibrane, e keshtu e ndjej veten akoma me dibrane. Ai mbeshteti iniciativen e Kryetarit Fida qe me planin e ri ndertues te Dibres se Madhe, nga ana e studios se tij InfraTransProject sh.p.k do te realizohet si dhurate per Dibranet projekti per ndertimin e unazes se re te qytetit qe do te mundesoje lehtesirat ne qarkullimin rrugor por dhe nje lidhje mes unazes me Rrugen e Arberit. 

                            Pamje nga takimi me Komitetin per lobim ne godinen e Komunes
Ne kete takim Kryetaria e Komitetit Znj. Yllka Causholli shprehu deshiren e komunitetit dibrane ne  Tirane si dhe te qytetareve te Dibres se Madhe qe te shohin zbatimin konkret te kesa rruge si nje enderr te kahershme Shqiptare qe pritet te behet realitet sa me shpejte.

                                                Pamje gjate takimit me Komune

Kryetari i Komunes Z. Fida,  kishte rezervuar per te gjithe miqte nga nje liber antikuar te publikuar nga Albanologu kanadez, Robert Elsie-Driteshkronja, Fotografi te Hershme nga Shqiperia dhe Ballkani Jugperendimor), ne shenje respekti dhe kujdesi ndaj vlerave historike qe kjo komune trashegon. Me pas  te pranishmit  dhane  nje interviste per median e shkruar dhe ate televizive, mbi Rrugen e Arberit per rolin e veprimtarine e Komitetit per Rrugen e Arberit.

                                 Gjate prenoncimit per medat ne Komunen Diber-Maqedoni

Ne fund te ketij takimi,  Kryetari i Komunes Z. Argetim Fida, Dr. Faruk Kaba dhe Kryetaria e Komitetit per Rrugen e Arberit dhane nje prenoncim per shtypin per mediat vendase dhe maqedonase.

No comments:

Post a Comment