Tuesday, May 22, 2012

   
" GIMI,  NJE JETE NE PENTAGRAM...."

     

    Aktivitet artistik me rastin e 75 Vjetorit te lindjes se Kompozitorit      Agim Krajka – Mjeshter i Madh


Diten e shtune dt. 05.05.2012 ora 11:00 ne Hollin Koncertor te Teatrit Kombetar te Operas dhe Baletit ne Pallatin e Kultures ne Tirane,  publiku kryeqytetas ishte pjese e nje aktivitetit artistik per nder te 75 Vjetorit te lindjes se Kompozitorit Agim Krajka  dhe te 50 vjetorit te krimtarise artistike dhe muzikore te tij.

Ne foto:Bujar Kapexhiu, Agim Krajka, Ami Krajka dhe Saimir Shatku

Me emocione dhe mbresa u kujtuan nga te miqte, koleget, te afermit, organizatoret, kujtime te vyera nga jete dhe krijmtaria artistike e Mjeshterit Agim Krajka. Pas fjales se hapjes se aktivitetit nga moderatori, artisti i njohur Bujar Kapexhiu, i cili  ne menyre solemne,  e vuri theksin tek rendesia e krijmtarise dhe perse duhej kujtuar bashkarisht fenomeni Krajka.  Me pas fjalen e morri Drejtori i Teatrit Kombetar te Operas dhe Baletit, Maestro Zhani Ciko. Ne fjalen e tij  Z. Ciko duke u kthyer ne retrospektiven e vitete artstike dhe veprimtarise  frytedhenese te Agim Krajkes, duke bere dhe kritiken artistike ndaj krimtarise muzikore dhe kompozuese te tij, duke vleresuar gjithashtu si mjaft te dobishme kthimin e perhershem te Agim Krajkes ne Shqiperi pas vitit 2007. Gjithashtu, Ministri i Kultures, Z Aldo Bumci tha se kompozitorit Agim Krajka nuk i jepej c'mimi i pare ne festival per arsye se kenget e tij kishin muzikalitet dhe ritem te vecante qe nuk ishte si xhaketat (kenget) e tjera, tha z. Aldo Bumci. Gjate ketij aktiviteti folen  me kujtime dhe nostalgji per Agim Krajken miq, shoke dhe bashkepuntor si: Haxhi Rama, Skender Sallaku, Veli Rada, Vilson Gjoce etj.
Ne foto: Ministri i Kultures z. Aldo Bunci duke folur per krijmtarine e Agim Krajkes
Me pas nga Z. Saimir Shatku u be leximi i jeteshkrimit biografik dhe veprimtarise muzikore si dhe cmimeve te fituara ne festivalet e RTSH nder vite nga  Z. Agim Krajka.
Ne foto: Kryetari i Komunes Diber e Madhe z. Argetim Fida  duke i dhene  Cmimin " Nder i Qytetit te Dibres se Madhe" Kompozitorit Agim Krajka.
Aktiviteti vijoi me fjalen pershendetese te Kryetarit te Komunes Diber e Madhe-Maqedoni, Dr. Argetim Fida. Me propozimin e Dr. Fides, Z. Agim Krajka shpallet Nder i Qytetit te Dibres se Madhe me motivacionin: Kompozitorit Agim Krajka Mjeshter i Madh; Per merita te vecanta ne promovimin e kultures muzikore shqiptare dhe asaj te treves se Dibres, gjate gjithe jetes se tij, me rastin e 75 Vjetorit te lindjes. Kryetari i Komunes  Diber e Madhe, dr. Argetim Fida, Diber me, 04.05.2012.















 \

Ne foto: Kompozitori Agim Krajka duke pershendetur aktivitetin

Ne fjalen e tij pershendetese Kompozitori Krajka teper i emocionuar dhe me lot ne sy, falenderoj te gjithe te pranishmit, qytetaret e komunitetin dibrane ne Tirane dhe Komunen Diber e Madhe  per promovimin dhe dhenien e ketij tiulli. Nder te tjera ne fjalen  falenderuaese Z. Krajka theksoj: Ne jete kam dashur dhe admiruar tre vlera;  Zotin si krijues, qe me dha frymezim dhe mendje per te ndertuar kompozicion muzikor; Gjyshen time te shtrenjte dhe te dashur, qe i kushtova dhe nje kenge; dhe Dibren e Madhe si qytet i te pareve te mi, qe me brymosi me ndenjen per te  mos e harruar kurre kete vend.  Ju faleminderit te gjitheve per gjitheshka !

Ne foto: Ministri i Kultures z. Aldo Bumci, z. Kastriot Islami, z. Argetim Fida me zonjen, z. Aleksander Lalo dhe Konsulli i Firences z. Lutfi Guri.
Me pas z. Kapexhiu prezontoj Kengetarin Luan Zhegu i cili permes pianos kendoj dy kenge qe kane lene mbresa ne kujtesen e te gjithe shqiptareve dhe publikut artedashes: Kenget e Rinise, e cila ne festivalin e vitit 1962 ne RTSH morri cmimin e II-te dhe te nesermen fshihet nga renditja dhe kopozitori largohet nga vendi i punes-theksoi me pas Luan Zhegu, si dhe me pas kengen “Shoket e nje lagje”, kenge te kompozuar nga Agim Krajka ndermjet viteve 1962-1963; Pastaj Motrat Libohova te emocionuara dhe me lot ne sy falenderojne me buqete me lule profesorin e tyre Agim Krajka per kenget qe i jane besuan zerit te tyre nder vite, e  ku ne vitin 1987 kenga e kenduar nga Motrat Libohova “Nuk e Harroj”  morri vendin e pare ne festivalin e 26-te te Kenges ne RTSH ne vitin 1987;

















Ne foto: Ansambli i Teatrit Kombetar te Operas dhe Baletit duke luajtur pjese muzikore te kompozuara  nder vite nga Mjeshtri Agim Krajka

Me pas Ansambli i Kengeve dhe Valleve te TOB realizoj nje putpuri me kenge popullore dhe dibrane te realizuar gjate viteve nga pentagramet e kompozitorit Agim Krajka. Me pas pas N/Kryetarja e Shoqates Bashkesia Dibrane Znj. Mira Pirdeni dhe Drejtore Ekzekutive e Shoqerise Shqiptare per te gjitha Moshat-ASAG, vleresoj iniciativen e grupit organizator dhe rolin e moshimit aktiv, duke e quajtur Z. Agim Krajka, si nje muzikant aktiv qe i ka dhene shume muzikes shqiptare dhe do ti jap ne vazhdimesi.

Me pas aktiviteti perfundoj me nje koktej te organizuar ne hollin e Teatrit te Operas dhe Baletit me miqte, koleget dhe te pranishemit ne kete veprimtari;

No comments:

Post a Comment