Monday, January 30, 2012

Mbledhje





















Mbledhje e SH. Bashkësia Dibrane
Të premten më 27 janar 2012 u mblodh Kryesia e SHBDSH për të marrë në shqyrtim disa problem dhe kërkesa të ardhura së fundmi në drejtim të Kryesisë së Shoqatës, si dhe shqyrtoi veprimtaritë e një viti më parë. Njëra ndër to ishte edhe kërkesa e shoqatës së mirënjohur TIRANA, e cila me një veprimtari të posaçme do të shprehi mirënjohjen e saj ndaj komuniteteve të tjera lokale të pranishme në Tiranë. Kjo kërkesë iu paraqit Shoqatës tonë për dy figura me kontribute në fushën sociale dhe në jetën publike të Tiranës dhe të vendit. Pasi u shqyrtuan disa kandidatura, të cilat u përzgjodhën nga anëtarët e Kryesisë me shumicë votash u përzgjodhën znj. Adivije Sharofi me kontribute në jetën publike kryeqytetase, si dhe një aktiviste e shquar e Shoqatës, po ashtu edhe z. Hyqmet Gonxhe, i cili ka qenë kryetari i parë dhe një nga themeluesit e kësaj shoqate, po ashtu edhe me kontribute në fushën e shkencës shqiptare.
Gjithashtu në tre muajt në vijim do të kemi një përzgjedhje emrash dibranësh të shquar me kontribute në jetën e vendit, të cilët do t’i propozohen Bashkisë së Tiranës me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë për dekorime dhe për emra rrugësh me të cilët do të emërtohen rrugë të qytetit të Tiranës.
Kështu u diskutua që të futej në projektin e veprimtarive për vitin 2012 organizimi i një sesioni jubilar përkujtimor për figurat dibrane, të cilat morën pjesë në ngritjen e flamurit në më 1912 në Vlorë.
Të nderuar anëtarë të Shoqatës “Bashkësia Dibrane” ju ftojmë të gjithëve të merrni pjesë me propozimet e juaja për sa u tha më sipër
Një arritje e Shoqatës tonë për muajin janar ishte edhe promovimi i librit të znj. Hatixhe Erebara “Jetë në 36 shkronja” në sallën “Aleks Buda” të Akademisë së Shkencave.
Me nderime Kryesia e SHBDSH

No comments:

Post a Comment