Wednesday, September 14, 2011

Rruga e Arberit


















STARTON GRUPI I PUNËS PËR RRUGËN EUROPIANE TË ARBËRIT


Ditën e premte dt. 15 Korrik 20011, u mblodh grupi i punës për monitorimin e standardeve dhe kritereve të ndërtimit të Rrugën e Arbërit. Ky komitet i përbërë nga inxhinier profesionist, akademik, studiues dhe artist, pati si qëllim që të shfaqi në vazhdimësi një kujdes më të lartë për sa i takon përmbushjes së detyrimeve dhe afateve kohore të përfundimit të rrugës së Arbërit, kaq të domosdoshme dhe të mirëpritur nga komuniteti dibran. Rruga e Arbërit, përfaqëson jo vetëm një vepër transportuese njerëzish dhe udhëtarësh, por ruan në memorjen e secilit qytetar dibran, vuajtje, tortura dhe një botë shpirtërore të ndarë përgjysmë mes shekujsh. Këtë e dëshmon më së miri kufiri ndarës mes dy Dibrave, ku shpresojmë se “Rruga Evropiane e Arbërit”, që pritet të ndërtohet së shpejti, ta shkrijë këtë barrierë ndarëse.

Për këtë qëllim në një takim të hapur publik dhe me praninë e medias, u promovua komiteti i rrugës së Arbërit si dhe struktura drejtuese e tij.

Me votim unanim komiteti zgjodh struktura drejtuese të grupit të punës të përbërë nga një kryetar dhe dy nënkryetarë, si më poshtë:

1.Znj. Yllka ÇAUSHOLLI Kryetar i Komitetit për Rrugën e Arbërit

2.Z. Ibrahim KOLARI N/Kryetar i Komitetit (përfaqësues i Diasporës Shqiptare në SHBA)

3.Z. Tofik JEGENI N/Kryetar i Komitetit (përfaqësues i Inxhinierëve e staf teknik për Rr. Arbërit)

Grupi i punës, do të veprojë në mënyrë permanente, duke marrë kontakte me institucione shtetërore, rrjete sociale, diasporën Shqiptare, specialistë dhe profesionistë, me qëllim që në fund të punës së saj, të dali me një raport përfundimtar, në lidhje me hendikapet dhe problematikat teknike që shqetësojnë ndërtimin e kësaj Rruge. Komiteti do të marri takime edhe me drejtuesit e Bashkive nga ku kalon kjo rrugë, me qëllim paraqitjen dhe prezantimin e problematikës, dhe ndërmarrjen prej tyre të masave konkrete, për zbatimin e saj.

Bashkangjitur do të gjeni programin e Komitetit për Rrugën e Arbërit dhe emrat që e përbëjnë.




Në mbËSHTETJE të ndërtimit të Rrugës së Arbërit

Lënda: Krijimi i Komitetit të posaçëm ad-hoc për Rrugën e Arbërit.

Në kuadrin e Shoqatës Bashkësia Dibrane për mbrojtjen, nxitjen, zhvillimin, si dhe përfundimin sa me parë, qofte edhe me procedura të përshpejtuara dhe sipas afateve dhe parametrave tekniko-inxhinjerike të “Rrugës së Arbërit”, një ndër prioritetet më të rëndësishme të SHBDSH, por edhe si një rrugë e cila lidh më tej kombin Shqiptar me njëri-tjetrin. Kjo Bashkësi merr inisitivën për ngritjen e një Komitetit të posaçëm ad-hoc për Rrugën e Arbërit. Për të realizuar këtë inisiativë, është menduar krijimi i një grupi pune, për këto qëllime:

1. Të lobojë me të gjitha kapacitetet e tij teknik, profesional, intelektual dhe mediatik, që Rruga e Arbërit është një rrugë e cila sjell zhvillim ( ekonomik, social, kulturor, turistik etj.) për të gjithë pjesën e Shqipërisë dhe veçanërisht asaj veri-lindore por dhe rajonit, ku kjo rrugë kalon.

2. Të shfrytëzojë mundësitë për të bërë të mundur që kjo arterie e rëndësishme kombëtare të përundojë në afatet e caktuara kohore, pra në vitin 2013, e të mos ketë shtyrje pa limit të ndëtimit të saj.

3. Kjo rrugë do të mundësojë ndër të tjera një lidhje shpirtërore por dhe një bashkëpunim më të ngushtë në të gjitha fushat e jetës me popullsinë shqiptare në Republikën e Maqedonisë.

- Qëllime te posaçme:

1. Zbatimin e standarteve sa me te larta bashkohore Europiane per kete koridor te rendesishem: projektues, ndertimore, te sigurise, te shpejtesive te levizjes, te infrastruktures shoqeruese (sinjalistike, vepra arti, cilesi asfalti dhe punimesh etj).

2. Perzgjedhje e firmave ndertimore nga me cilesoret dhe mundesisht tenderimi per kompani te huaja dhe me eksperience. Moslejimi i ndertimit te veprave te vecanta (tunele, ura) nga kompani te panjohura dhe pa eksperience ne keto lloj veprash. Moslejimi i kompanive ndertimore vendase, ne uljen e parametrave te rruges duke ndryshuar vepra te rendesishme te saj.

3. Arritja e eficenses dhe efektivitetit maksimal ne ndertimin e Rruges së Arbërit, sipas paramentrave dhe rregulloreve tekniko-inxhinjerike të miratuar nga BE-ja.

- Organizimi

Ky KOMITET do të veprojë i organizuar në njësi të veçanta në të cilën do të marrin pjesë figura të ndryshme të jetës akademike, artistike, profesionale dhe të diasporës, të cilët e konsiderojnë si shumë të domosdoshme përfundimin me sukses dhe në kohë të kësaj rruge që forcon më shumë shpirtërisht kombin shqiptar, përtej kufijve.

-Komiteti vepron me mbledhje dhe takime pune periodike, dhe me pjesëmarrje nga bota akademike, studues të ndërtimit të rrugëve ku do të përfshihen: Konferenca, ëorkshope, takime-shtypi etj.

- çfarë synohet nga puna e këtij Komiteti/Grupi pune:

- Të dale me disa rekomandime dhe të apelojë mangësitë e shfaqura deri tani në implementimin dhe zbatimin e projektit të ndërtimit të saj.

-Të këshillojë autoritetet shtetërore se kush janë antikapet e deritanishme të hasura për Rrugën e Arbërit.

- Te perfshije ne grupin e punes intelektuale shqiptare nga shoqatat simotra ne Republiken e Maqedonise (veçanërisht në Dibër), te cilet te kerkojne dhe te nxisin perfshirjen e pjeses se Rrugës së Arbërit ne territorin fqinje, ne prioritetet e qeverise Maqedonase. Ata te nxisin pershpejtimin e planifikimit dhe te realizimit te kesaj vepre ne pjesën e territorit të maqedonisë.

-Të konkludojë qëndrimet e grupit të punës, duke u konsultuar dhe me autoritet shtetërere të Republikës së Shqipërisë dhe me ato të Republikës se Maqedonise, si me grupet e interest, të cilël ndjekin me shqetësim ecurinë e ndërtimit të saj.

-Dalja me një deklaratë për shtyp të grupit të punës (vizive/të shkruar), duke parashturar të gjitha përfundimet e harritura nga komiteti.

Nga Shoqata Bashkesia Dibrane

Tiranë-Shqipëri

Your browser may not support display of this image.

Fotot:

Your browser may not support display of this image.Takim pune me komitetin e Rrugës së Arbërit, 15 korrik 2011

Your browser may not support display of this image.Pamje nga prezantimi i komitetit, 15 korrik 2011

Your browser may not support display of this image.Prezantimi i Rrugës së Arbërit nga Dr. Faruk Kaba, projektues dhe inxhinjer i kësaj rrYour browser may not support display of this image. Foto e përbashkët e grupit të punës për Rrugën e Arbërit, Tiranë 15 korrik 2011

No comments:

Post a Comment