Monday, November 22, 2010



Libri: “Dibra dhe Dibra e Madhe në Luftë“
Nga Z. Xheladin KRIFCA

Ka dalë në treg që nga viti 2005, libri monografik me kujtime nga luftërat e zhvilluara në zonën e Dibrës së Madhe me temë: “Dibra dhe Dibra e Madhe në Luftë“, me autor Z. Xheladin Krifca. Libri në fjalë përmbledh ngjarje historike të zhvilluara në Dibër të Madhe, personazhe të periudhës së luftës, që nga fillimi i plaçkitjeve në vitin 1913 në Dibër nga ushtria serbo-malazeze, fillimi i Luftës së parë Ballkanike, e deri tek Lufta e Parë dhe e Dytë Botërore, si dhe lëvizjet e para Antifashiste e Nacionalçlirimtare e deri në ditët tona. Këto ngjarje reale janë të ilustruara me fakte konkrete të protagonistëve që kanë marrë pjesë në këto luftëra me qëllim mbrojtjen e kombit dhe të trojeve të tyre kundër pushtuesit e huaj, e një ndër to është dhe vetë autori i kësaj monografie. Libri “Dibra dhe Dibra e Madhe në Luftë” është një përkujtimore për të gjithë ato luftëtar shqiptar dhe partizan dibranëve, që dhanë jetën e tyre për mbrojtjen e kombit shqiptar dhe të trevave shqipfolëse në luftë kundër armikut pushtues, si dhe një mirënjohje për të gjithë ato familje dibrane që ndihmuan luftëtarët kundër forcave pushtuese. Autori duke qënë vetë protagonist në këto ngjarje, bën një analizë të hollësishme të aksioneve, sulmeve, dhe pritave të realizuar nga populli shqiptar në Dibër të Madhe, kundër mësyjeve pushtuese. Vepra në fjalë e Z. Krifca është dhe një homazh mbi të gjithë trupat e patriotëve dibranë, që dhanë jetën e tyre, për pavarësi dhe liri kombëtare. Libri është i ilustruar dhe me fotografi nga ngjarjet e luftës dhe të luftëtarëve dibranë.
Libri monografik “Dibra dhe Dibra e Madhe në Luftë”, është hedhur në treg në të gjitha libraritë e qytetit të Tiranës.

No comments:

Post a Comment