Wednesday, September 22, 2010
Mbledhje Kryesie
Mbledhja e radhës së Kryesisë së SHBD-ne.
Ditën e Hënë, më dt. 20 Shtator 2010, u mblodh Kryesia e Shoqatës Bashkësia Dibrane.
Të pranishëm në këtë mbledhje, ishin anëtarët e Kryesisë së Shoqatës Bashkësia Dibrane si më poshtë:
1. Faruk Borova ( Kryetar)
2. Avni Ndreu ( N/Kryetar)
3. Luan Pustina (Departamenti Ekonomik)
4. Bujar Kapexhiu (Departamenti i Aktiviteteve Kulturore dhe Sportive)
5. Saimir Shatku (Departamenti Juridik dhe Marrëdhënieve me Jashtë)
6. Ermal Hoxha (Departamenti i Financës dhe Llogarisë Bankare)
7. Islam Sharofi (Departamenti i Figurave Historike dhe Ngjarjeve)
8. Edvin Cami (Departamenti i Studimeve Shkencore)
Kryetari i Shoqatës Bashkësia Dibrane, Dr. Faruk Borova, drejtojë diskutimin e Kryesisë së SHBD-ne, duke i shprehur dhe konsideratat më të larta të takimit që kishte patur para disa ditësh me Konsullin e Torinos Z. Giovanni Firera si dhe dy biznesmenët që e shoqëronin , që kërkonin të investonin në Qarkun e Dibrës. " Konsulli Firera më shprehu dëshirën për të vizituar Dibrën si dhe Kryetarin e Bashkisë së Dibrës së Madhe. Ai u tregua i gatshëm për të parë nga afër programin ekonomik dhe kulturorë të propozuar nga Shoqata Bashkësia Dibrane për zhvillimin industrial, ekonomik dhe social të Qarkut të Dibrës" u Shpreh Kryetari Borova.
Më pas pati diskutim të lirë nga ana e anëtarëve të kryesisë:
Fjalën e mori Z. Luan Pustina, kur e vuri theksin e diskutimit të tij tek një raport më i ngushtë ndërmjet përfaqësuesve të biznesit me shoqatën.
Njëkohësisht dhe Z. Avni Ndreu, foli mbi pjesëmarrjen më të gjere të dibranëve në aktivitetet e shoqatës Bashkësia Dibrane, për ti dhënë më gjallëri asaj.
Një propozim vjen erdhi nga Z. Islam Sharofi, i cili hodhi idenë, që për programin e aktiviteteve të shoqatës për periudhën ( Shtator 2010-Korrik 2011), të kujtohet si figurë e parë e personaliteteve dibrane të jetës politike dhe sociale, figura e Z. Abdurahman Dibra.
Për këtë Z. Sharofi propozoj një sesion shkencor i gërshetuar në fund dhe me një koktej për të pranishmit.
Ndërsa Z. Bujar Kapexhiu, duke qenë se mbulon aktivitetet kulturore, propozoj një projekt i cili do të bashkojë artistët dibranë të Shoqatës Bashkësia Dibrane me artistët Tiranës të Shoqatës Tirana, në një mbrëmje festive me këngë dhe valle të përbashkëta.
Si pikë e tretë e mbledhjes u ra dakord që më dt. 27 shtator 2010, anëtarë e Kryesisë së ShBD-ne, të kenë propozime konkrete për aktivitetet e shoqatës, dhe më pas të procedohet me caktimin kalendarik të datave të aktiviteteve.
Së fundmi u propozua që të realizohet dhe një mbrëmje Poetike Dibrane, me " Poezi dhe prozë nga tradita Dibrane".
K R Y E S I A E SH O Q A T Ë S
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment