Zonja e nderuar e drejtësisë dhe noterisë Shqiptare !
Ka nderuar jetë në Tiranë, në moshën 84 vjeç, në prani të dy vajzave të saj dhe të afërmve të familjes, një nga personalitetet e nderuara të drejtësisë dhe noterisë Shqiptare, Gjyltere Pustina.
Bashkëshorte e zotit Luan Pustina.
Zonja Gjyltere Pustina, ka qënë ndër juristet e para grua, në Shqiptare me një grup juristesh gra, të cilat depërtuan në sistemi juridik dhe atë gjyqësor, me plotë sfida, profesionalizëm dhe dinjitet.
Znj. Gjyltere do të shërbente për disa vite pranë Gjykatës së Tiranës me selin e vjetër tek Rrugën e Durrësit, si dhe më pas, me fillimin e proceseve demokratike e gjejmë
znj. Pustina të angazhuar në profesion të lirë, si avokate dhe më pas notere.
Do mbahen mënd gjatë tek znj. Gjyltere, mirësia e të sjellurit, elekuenca dhe qetësia në të folur, fjala e mirë, emocioni njerëzor por dhe profesionalizimi dhe komunikimi i saj në studion ligjore me klient, qytetar dhe kolegë të saj.
znj. Gjyltete Pustina, bën pjesë në plejadën e parë të juristëve Shqiptar që kontribuan për shumë vite deri sa doli në pension për rritjen dhe zhvillimin më tej të anës profesionale të drejtësisë në Shqipëri por dhe të noteriatit Shqiptar.
Do të kujtohen me nostalgji dhe vlerësim aktet juridike dhe noteriale, forma e tyre dhe komunikimi me njerëzit, shërbimi juridik cilësor, plotë energji dhe vullnet të mirë.
I shprehim ngushëllime të thella vajzave të zonjës Gjyltere, Andia dhe Laurës, të afërme të të ndjerës dhe miqve të familjes Pustina.
Lusim Zotin që shpirti i saj, të gjej prehje në paqe dhe amshim !
No comments:
Post a Comment