Sikurse
e theksua dje nga Qeveria Shqiptare, se
muaji nëntor, i cilësuar dhe si muaji patriotik dhe i Pavarësisë Kombëtare, i
cili përkon dhe me 112 vjetorin e Pavarsësisë së Shqipërisë do të jetë dhe
epilogu i fundit i mbylljes dhe inagurimit të Rrugës së Arbërit, rrugë e cila
nis nga qëndra e Tiranës, Pallati i Kulturës dhe përfundon në Bllatë të Dibrës
së Madhe, Republika e Maqedonisë së Veriut.
Pak histori:
Kjo rrugë
patriotike dhe me vlera mbarkombëtare, pjesë e rrugës antike Egnatia, do të
përshkohet mes dy segmenteve fundore (Tiranë-Dibër), në fund të muajit nëntor të
këtij viti me një distance prej 75 kilometrash, apo jo më shumë se 75 minuta,
duke limituar dhe diferencuar pjesën e trafikut kohor të hyrje-daljeve.
Pozita gjeografike e Rrugës së Arbrit.
Rruga e Arbrit, i shërben jo vetëm zhvillimit ekonomik, social dhe trashëgimisë turistike dhe kulturore të Shqipërisë, por dhe si një ndër rrugët më të shkurtra turistike, që pret Shqipërinë nga perëndimi në lindje do ti shërbej më tej dhe zhvillimit malor në Shqipëri. Kjo rrugë pasi kalon qytetin e Tiranës në drejtim të Tufinës, sipas rrugës së vjetër të Dibrës, e cila e ka fillimin nga qëndra e Tiranës, vazhdon më tej gjatë luginës së lumit të Tiranës, duke prerë vargmalin e Dajtit, gjatë luginës shumë të bukur dhe piktoreske që kalon nga Brari në Zall Dajt. Pjesa e rrugës gëlerore, e cila do të jetë një ndër rrugët më të bukura të vendit tonë, fare pranë Tiranës.Kjo rrugë ndërthurret me kanione të ngushta dhe të thella gëlerore dhe me një bukuri të rradhë natyrore.
Rruga kalon pranë shtratit të lumit Erzen të Tiranës si dhe kanioneve të bukura të kësaj zone me lartësinë nga 200m tek Ura e Brarit, në 335m në dalje të të shkëmbinjëve gëleror tek gurorja e Zall Dajti, ku në të dy krahët ngjiten shpatet e pjerrëta të luginës që kanë lartësi nga 1214m në majën e Brarit në pjesën veriore në 1531m në majën e Tujanit në pjesën jugore.
Ky lajm gëzon
pamasë, mbarë Dibrën dhe dibranët, si dhe rrethinat e saj. Ky lajm ka ngjallur
emocion, lot, ngadhënjim dhe shprese se Dibra e aq vuatjur dhe e munduar ndër
vite e shekuj, me margaritarët e saj, mbi dhe nëntokë, do të ketë një shpresë
dhe rezatim ekonomiko-social, duke u afruar më shumë me qytetin e Peshkopisë
por dhe vllazërit dibran të sheh’rit të Dibrës së Madhe, në RMV, por dhe duke
patur zhvillime më të larta ekonomike mes tyre.
Dibra, qytet me
traditë, histori, kulturë, mikpritje, doke dhe zakone, plotë dashuri për jetën,
vendi i Kuvendeve dhe Kongresese historike, duke përfshirë dhe kontributin e
jashtëzakonshëm dhe guximtar të diasporës Shqiptare të kudondodhur, do të shohi më në fund dhe hijeshin e gëzimit të
përlotur dhe mallëngjyes të Dibraneve mes tyre, duke përfshirë 4 brezat e tyre
në kronologji historike.
Rruga e Arbrit,
një arterie me plot peisazh magjik e plotë hijeshi, pikturuar e hijeshuar nga
Zoti, do të jetë mikëpritëse për mbarë Shqiptarët që jetojnë Brenda dhe jashtë
vendit, pike lidhëse mes shumë qyteteve në Shqipëri, Kosovë, Greqi dhe Bullgari
por dhe Rinasin me mërgatën Shqiptare në rajon, Europë dhe përtej Oqeanit, si
pjesë e korridorit dhjetë.
Pse vallë të dashur
Shqiptar, dibran dhe ju qeveritar do të duhej kaq shumë kohë, mund dhe përpekje
që këtë Rrugë hujnore, të përgjakur nga luftrat pushtuese, luftrat Ballkanike, genocide
i 1913, nga lufta e parë dhe e dytë Botërore,
nga mbyllja e kufinjëve shtetëror të 1948, që lanë jashtë gjysmën e zemrës së
trojeve Shqiptare, do të kemi fatin dhe gëzimin e madh ta shkelin dhe
inagurojmë në fund Nëntor të vitit 2024, në këtë Rrugë Patriotike.
Treva e Dibrës, me
pasuritë e saj, të faunës, florës, biodiversiteti, gjallesat e veçanta dhe
endemike, ekosistemin nayror, me lumin Drin i Zi dhe Radikën, do ti shtohet dhe
buqeta e Rrugës historike e Arbërit, kjo dhe si një vlerësim edhe për mbarë
Bashkësinë tradicionale Dibrane e cila jeton që në Tiranë, që prej eksodit masiv
të vitit 1913 e më pas, e që për asnjë çast e moment nuk i ka shkëputur lidhjet
me vendin amë, me historinë dhe trashëgiminë e tyre, edhe ato e meritojnë këtë
vlerësim për çka i kanë dhënë histories dhe Shqipërisë, duke qënë se numri i
tyre vazhdon të rritet deri në 300 mijë banor dibran në Tiranë.
Shoqata më e vjetër historike dhe me traditë në lëvrimin e bashkëjetesës mes këtij komuniteti, në kuadër dhe të jubileut të 111 vjetorit të ardhjes së dibranëve në Tiranë, fton Qeverinë Shqiptare që të bëhet një program i veçantë për inagurimin e kësaj rruge, ku SHBD, ofron kontributin e saj në këtë aktivitet.
Gjithashtu SHBD apelon që të shikohet mundësia me një procedure të përshpejtuar që dhe pika kufitare e Bllatës që bashkon dy kufinjtë Shqiptar, të bëhet me një ndalese (one stop shop), njëlloj si me pikat kufitare në Republikën e Kosovës, për ti lehtësuar sadopak lëvizjet turistëve dhe bashkëatdhetarëve.
Le të shërbej inagurimi i "Rrugës së Arbrit" model, jo vetëm për Dibrën dhe dibranët, por edhe për të rinjtë dhe të rejat, që jetojnë brenda dhe jashtë vendit si dhe për të gjithë ata që luftuan dhe dhanë çdo gjë që Shqipëria dhe kjo rrugë sot të bëhet realitet frymezyes për mbarë brezat.
Viti 2024, vit jubilar i ngjarjeve të rendësishme historike për kombin Shqiptar.
*** 115 vjetori i Kongresit të Dibrës.
No comments:
Post a Comment