z. XHELAL MZIU
Shoqata "Bashkësia Dibrane", i ka dërguar një mesazh urimi z. Xhelal Mziu si kryesues kryesor në listën e kandidatëve për deputet të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe kordinator primar në Qarkun Dibër.
"Bashkësia Dibrane", e cila përfaqëson të gjithë zërin e komunitetit dibran në Tiranë, në Dibër të madhe, në Qarkun Dibër si dhe në diasporën amë, ka përshëndetur njëzëri përzgjedhjen e z. Xhelal Mziu nga strukturat e Partisë Demokratike të Shqipërisë, si dhe nga lideri i PDSH z. Lulzim Basha.
Në urimin e mbarë komunitetit dibran dhe shoqatës më të vjetër patriotike e kulturore "Bashkësia Dibrane", kryesia dhe këshilli i të urtëve i SHBD-së, ka vlerësuar njëzëri, personaitetin dhe kontributin e dalluar të z. Xhelal Mziu, si fitues i çdo beteje politike si kryetar punëdalluar, për Bashkinë Kamëz, por dhe i Dibrës.
Kemi bindjen dhe besimin e plotë, se e gjithë qytetaria dibrane, e në veçanti rinia e këtij qyteti, do ti bashkangjitet uraganit të fitores, në Qarkun Dibër e në të gjithë Shqipërinë, me kordinatorin dhe kryesuesin e këtij Qarku, z. Xhelal Mziu, i cili ka treguar nga përvoja e tij se di të drejtojë, të kordinojë dhe të menaxhojë, mjaft mirë Qarkun Dibër, pasi është biri i kësaj treve me tradita historike dhe atdhetare.
Ftojmë, të rinjë e të rejat dibrane, qytetarinë dhe personalitetet dibrane, ti bashkangjiten këtij rrugëtimi historik për mbarë Dibrën dhe dibranët, e për të gjithë Shqipërinë.
JU PERSHENDESIM SHQIPTARISHT Z. XHELAL MZIU !
KRYESIA DHE KESHILLI I TE URTEVE
"BASHKESIA DIBRANE"
TIRANE, SHQIPERI
21.01.2021
No comments:
Post a Comment