Shoqata "Bashkësia Dibrane" i ka dërguar një telegram urimi zgjedhjeve të organeve të reja drejtuese të Shoqatës "Oda Dibrane" Shkup, Maqedoni e Veriut.
Në telegramin e urimit, "Bashkësia Dibrane" uronë trupën e re të "Odës Dibrane-Shkup", të përbërë nga Kuvendi, kryesia dhe kryetari i ri i saj Dr. Menduh Jegeni, dalë nga zgjedhjet e datës 16 janar të 2021, në mbledhjen vjetore të saj, të hapur nga kryetari i deritanishëm veterani dibran, z. Muhamet Prapaniku, pas ndarjes nga jeta e kryetarit të saj para disa muajsh Ismail Krifça.
Struktura e re drejtuese e përbërë nga Kuvendi, Kryesia dhe Kryetari është si më poshtë:
I. Kryetar i Kuvendit të Shoqatës ODA DIBRANE
- SHKUP zgjidhet Dr. MENDUH JEGENI;
II. Për antarë të Kryesisë së Shoqatës
zgjidhen:
1. Mërgime Ajdini
2. Muhamed Sllatku
3. Mimoza J. Lleshi
4. Bekim Ajdaraga
5. Dritëro Ame
6. Blerand Saraçi
7. Luana Basha
8. Genc Mulladauti
9. Argjend Xhelili
10. Armir Haxhirexha
11. Rexhep Ballanca
12. Rilind Jegeni
13. Shiqiri Korumi
III. Kryetar i Kryesisë së Shoqatës zgjedhet
Bekim Hajdaraga.
IV. - Z-ri Kastriot Kasapi caktohet si
kontabilist i Shoqatës;
- Ish kryetarit të ndjerë Ismail Krifcës - Malit t'i ndahet MIRËNJOHJE për kontributin dhe rolin e tij si kryetar në Shoqatë dhe anasjelltas patëm një falemnderim nga ana e familjes të Mali nga kushëriri i tij z-ri Imer Ollogu.
Shoqta "Bashkësia Dibrane" i uron suksese në punën e tij drejtuese z. Menduh Jegeni, duke e ftuar të bashkëpunojnë në aktivitete historiko-shkencore, kulturore, artistike dhe jubilare, mes dy shoqatave tona në të ardhmen, si dhe duke e ftuar kryetarin e ri z. Menduh Jegeni në një vizitë në ambjentet e shoqatës "Bashkësia Dibrane", në Tiranë, Shqipëri.
KRYESIA DHE KESHILLI I TE URTEVE
"BASHKESIA DIBRANE"
TIRANE-SHQIPERI
No comments:
Post a Comment