Friday, July 5, 2019

VIZITE VLLAZERORE NE AMBASADEN E REPUBLIKES SE TURQISE

Ditën e enjte, datë 04 korrik 2019, një përfaqësi e Shoqatës "Bashkësia Dibrane",  zhvilloj një takim vllazëror e tepër miqësor me Ambasadorin Fuqiplotë të  Republikës së Turqisë në Tiranë,  Shk.Tij,   z. Murat Ahmet Yörük.
Në këtë takim shoqata "Bashkësia Dibrane" përfaqësohej nga Kryetari i SHBD-së, z. Bujar Kapexhiu, nga Sekretari i Përgjithshëm i SHBD-së z. Saimir Shatku, nga Kryetari i "Këshillit të të Urtëve" z. Tofik Jegeni, si dhe nga mjeshtri qëndistar, pjesë e komunitetit dibran në Tiranë,     z. Qeram Erebara Kazazi.


Pamje nga dhënja e dhuratave për Ambasadorin e Turqisë në Tiranë Sh.Tij.z.Yörük

Me interes në këtë takim vllazëror dhe emocional, nga ana e Ambasadorit Yörük, ishte njohja nga afër e aktivitetit të shoqatës "Bashkësia Dibrane", që nga themelimi i saj më 1908 e deri më sot.
Kryetari i Shoqatës z. Bujar Kapexhiu, bëri një rezyme të shoqatës dhe aktivitetet e saj, duke evidentuar dhe radhitjen e shoqatës "Bashkësia Dibrane", tek ato shoqata patriotike e kulturore të cilat firmosën deklaratën e demokracisë dhe kundër grushtit të shtetit të 15 korrikut të 2016, si një veprim anti-kushtetuese dhe rendit ligjor të Republikës së Turqisë.
                             
                       
                           Dhuratat për Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Tiranë

Ndëra Kryetari i "Këshillit të të Urtëve" z. Tofik Jegeni, informoi shkëlqesinë e tij, z. Ambasador Yörük mbi diasporën dibrane gjatë viteve 1912-1913 dhe vendosjen e tyre në Turqi.  Zoti Jegeni tha se,  më shumë Shqiptar ka sot në Turqi, sesa ka Shqiptar në Shqipëri, të cilët jetojnë dhe punojnë e kontribuojnë për ekonominë e tyre.


                 
                      Pamje me dy flamujt kombëtar, të Shqipërisë dhe Turqisë


               
                        
Ambasadori i Fuqiplotë i Republikës së Turqisë në Tiranë, z. Murat Yörük, e vlerësoi vizitën e shoqatës "Bashkësia Dibrane", si dhe rolin e kontributin e Shqiptarëve sot në Turqi, e në veçanti të komunitetit dibran në Turqi.  Ai  me emocion radhiti shoqatës "Bashkësia Dibrane", në emrat e atyre shoqatave dhe shoqërive civile, që janë pro demokracisë, pro shtetit dhe kushtetutës dhe progresit të vendit, e që firmosën deklaratën kundër dhunës së 15 korrikut të 2016, ku humbën jetën 251 shtetas  të pafajshëm dhe paqësor të Turqisë.
                 

               
                     Dhuratat për Presidentit e Republikës së Turqisë Rexhep T. Erdogan


Në shenjë respekti dhe mirënjohje për gjithëshka ka bërë Turqia për Shqipërinë, Shoqata "Bashkësia Dibrane", kishte përgatitur nga duart e qëndistarit artizan, mjeshtit Qeram Erebara Kazazi,  pjesë e komunitetit dibran në Tiranë, flamujt e kombit Shqiptar dhe atij Turk, me fije ari, dhe nga një çantë tradicionale me simbolet kombëtare. Këto dhurata ju dhuruan një për Ambasadorin Yörük dhe një për mikun e kombit Shqiptar, Presidentin e Madh të Republikës së Turqisë Shk. Tij, Z. Taip Rexhep Erdogan.

Ambasadori i Turqisë i mirëpriti dhuratat me emocion, i cili mori angazhim të njoftoj menjëherë Presidentit e Republikës së Turqisë z. Erdogan dhe për t'ja dërguar në Turqi, dhuratat e komunitetit dibran për të, si dhe për dëshirën e madhe për tu takuar me të,  në aktivitetet e  organizuara nga Ambasada  e  Republikës së Turqisë.
















1 comment:

  1. Shpejtësia dhe efikasiteti.
    Kreditë tona janë të shpejta dhe të sigurta dhe me norma shumë të ulëta interesi. Kërkoni kredi tani dhe merrni një konfirmim të shpejtë dhe një normë fikse.
    psoloukas@gmail.com
    Whatsapp: +33756841623

    ReplyDelete