Sunday, July 28, 2019

Ndëron jetë përfaqësuesi i shquar i komunitetit dibran në Tiranë z. Luan PUSTINA


Ka ndëruar jetë në moshën 85 vjeçare, z. Luan Pustina, një përfaqësues i nderuar i komunitetit dibran në Tiranë, ish-anëtari i kryesisë së Shoqatës "Bashkësia Dibrane",
ideatori dhe kontributor i disa projekteve mbi zhvillimin ekonomiko-social të Dibrës, Rrugës së Arbrit etj.

Trupi i tij do të përcillet për në banesën e fundit, sot ditë e dielë ora 11.00 me
adresë: Rr. "Sheh Ahmet Pazari", Pallati Ambasador 2, Tiranë.

Shoqata "Bashkësia Dibrane", kryesia dhe këshilli i të Urtëve i SHBD-së, ngushëllojnë familjarët dhe të afërmit e familjes Pustina.

U prehtë në paqe dhe të qoftë dheu i lehtë,
Luan ynë i shtrenjtë !

_____________________________________________________________
Më poshtë po japim dhe jetëshkrimin biografik të z. Luan Pustina


Ka lindur me 23 tetor 1934, ne Tirane. Vjen nga nje familje me tradita te shquara patriotike te qyteti te te Dibres se Madhe. Stergjyshi i tij udhehiqte levizjen e madhe anti-osmane te fundit te shekullit XIX. Ne kenget popullore, per trimerine e tij, ai cilesohej si “Nurce Levendi Pustina” pasi fjala e tij zinte vend në parinë dibrane.

Gjishi i Luaniti, Ali Pustina, ishte nderlidhes i krahines se Dibres me ate te Aqif Pashe Elbasanit dhe me Vloren e Ismail Qemalit ne perpjekjet shembullore te dibraneve gjate viteve ‘12-’15 te shekullit te kaluar, per te mos ua leshuar trojet dibrane serbeve, deri sa u vra prej tyre ne 1915. 

Gjate periudhes se diktatures familja e Luanit u konsiderua si e deklasuar, per arsye se para clirimit dajat e tij, vellezerit Shijaku, ishin tregetar te medhenj dhe i ati ishte oficer në Mbretërinë Shqiptare. Luani mbaroi Teknikumin Financiar te Tiranes ne vitet 1947-1950 duke qene kontigjenti i pare qe pergatiste kjo shkolle ne Tirane. Menjehere pas kesaj ai nisi nje karriere te vleresuar ne institucionet shteterore dhe ne ekonimi te bazes. Pas dy viteve pune ne Komisionin e Planit te Shtetit, me 1952, transferohet ne Ministrine e Financave me detyren e revizorit, Me 1954 shkeputet nga puna per te ndjekur Fakultetin Ekonomik. Ne vitin 1958 mbaron studimet me rezultate shume te mira. 

Menjehere pas shkolles se larte emerohet ne seksionin e finances te Komitetit Ekzekutiv te Tiranes, me detyren e kryeinspektorit te financimit, detyre qe i jepte mundesine te ndiqte problemet ekonomike, financiare e kontabile te ndermarrjeve me te rendesishme te kryeqytetit. 

Luani ishte i pari ekonomist i vendit qe analizoi te dhenat e 10 ndermarrjeve te industrise se lehte ne Tirane, duke konkluduar mbi pasojat e renda ekonomike te vleresimit te veprimtarise se ndermarrjeve sipas treguesit unik te vleres globale. 

Duke analizuar investimet qe beheshin ne qytetin e Tiranes Luani vinte re mungesen e analizes paraprake te rentabilitetit te tyre. I tille ishte rasti i fabrikes se buke, e ngritur ne nje cep te qytetit, qe ishte me kosto te larte transporti. Ngritja me pas e 6 gryksheve ne cdo zone te qytetit rregulloj kete anomali. 

Pas perfundimit te planifikimit buxhetor per ngritjen e Parkut te Madh te Tiranes ne kodrat e liqenit artificial, ne vitin 1970 nisi aktivizimi i Luanit ne kooperativat bujqesore te Tiranes, fillimisht ne zonen kodrinore te Dajtit, me pas deri ne vitin 1979 ne kooperativen bujqesore te Pezes. Shume shpejt, kjo kooperative, nje nga me te medhat e vendit, me pese mije punetore, dhjete sektore dhe njeqind e gjashtembedhjet brigada, arriti rezultate te larta ekonomike e financiare, ku spikaste puna novative dhe riformatore e ekonomistit te talentuar Luan Pustina. 

Gjate punes se tij i eshte dashur te perballet me shume sfida, qe rregjimi i kohes i vinte perpara, me shfrytezimin e kapacitetit te tije, sepse ishte i afte t’u jepte zgjidhje konkrete problemeve te shumta te ekonomise. 

Studimin per problemet e zhvillimit demografik te rrethit te Tiranes, (i permasave te medha dhe i vezhgimeve te shumta qe duheshin bere), e realizoi per 9 muaj, ne 150 faqe, 80 tabela te plotesuara me perfundime e konkluzione, si dhe vlere aplikative. Profesionalizimi i larte i kryerjes se studimit ka bere qe disa shkencetare shqiptare i jane referuar ketij studimi ne kumseta e tyre jashte shtetit. 

CV e kejit njeriu nuk do te ishte e plot, po te mos shenojme se gjate kesaj periudhe Luan Pustina ka referuar ne shume konferenca shkencore ne Tirane, ne Vlore, Gjirokaster, Sarande. Me ftese personale ka referuar ne Milano, Torino, Savona dhe ne mars 2011 ne Sardenja me tematiken: “Ku dhe investohet ne Shqiperi.”

Veprimtaria e ketij personaliteti nuk mund te kuptohet pa punen qe bene as is perfaqesues i shoqates italiane te voluntariatit, e cila asistoi ne Shqiperi nga viti 1994 dhe vazhdon edhe sot punen e saj. Ne kete periudhe ai realizoi mbi 250 misione ne njesi ekonomike, komuna, bashki, institucioe qendrore dhe njesi private duke dhene ndihmese gratis ne 11 fusha te jestes ekonomiko shoqerore e kulturore te vendit. Luani eshte edhe nje njohesi i mire dhe i thelle u historise dhe vecanerisht asaj te treves se Dibres. 

Mbi tavolinen e punes se Luanit gjen projekte me interes aktual dhe perspektiv per vendin. Mirepo ne shtator 1997, me ndryshimet ne qeverisje Luani nxirret ne pension, pavaresisht nga projektet qe kishte gati.

Ishte një nder themeluesit e Shoqatës "Bashkësia Dibrane" në Tiranë që më 25.12.1992 dhe anëtar i kryesisë së saj për vite me radhë.





1 comment:

  1. Shpejtësia dhe efikasiteti.
    Kreditë tona janë të shpejta dhe të sigurta dhe me norma shumë të ulëta interesi. Kërkoni kredi tani dhe merrni një konfirmim të shpejtë dhe një normë fikse.
    psoloukas@gmail.com
    Whatsapp: +33756841623

    ReplyDelete