Ditën e premte, datë, 17 nëntor 2017 në ambjentet e shoqatës "Bashkësia Dibrane" u mbajtë mbledhja e përbashkër Kryesi dhe Këshilli i të Urtëve i SHBD-së. Mbledhja u hap nga kryetari i SHBD-së Prof. Bujar Kapexhiu i cili foli për programin e mbledhjes.
Rendi i ditës:Pika e parë, u kërkua nga ana e kryesisë dhe këshillit miratimi i propozimit të programit të Shoqatës "Bashkësia Dibrane", për periudhën 2017-2018;
Pika e dytë, u propozua që Shoqata për një organizimin më të mirë të mbledhjeve, aktiviteteve të saj, të vendosi kuotën e anëtarësë, e cila nga diskutimet dhe propozimet e anëtarëve të SHBD-së do të jetë 1000 lek. Kjo kuotë do të paguhet çdo gjashtë muaj duke filluar nga anëtarët e Kryesisë dhe të Këshillit të SHBD-së;
Pika e tretë, u kërkua nga "këshilli i të urtëve", që çdo kërkesë apo propozim që do ti vij Shoqatës për të prezantuar librat e autorëve të ndryshëm nga Dibra apo me tematikë nga Dibra e Madhe, do të kaloj për shqyrtim dhe miratim në këshillin e të urtëve.
Pika e katër ishte projekti i "Rrugës së Arbrit" i cili kohët e fundit ka hasur mjaft debat publik, e mediatik. U kërkua nga ana e projektuesit të kësaj Rruge se si qëndron e vërteta si dhe paraqitja e eksertizës tekniko-ligjore, nga ana e Inxh. F. Kaba mbi fisibilitetin dhe strukturën e propozimit të baypass-it të Rrugës dhe devijimit të projektit të Rrugës nga pjesa e Maqellarës për në pikën kufitare të Bllatës.
Së fundmi, u ra dakort unanimisht nga ana e anëtarëve të merren masat organizative për organizimin e aktivitetit me rastin e 25-Vjetorit Jubilat të themelimit të SHBD-së.
No comments:
Post a Comment