KONFERENCE SHKENCORE:
Me
rastin e 110 vjetorit të krijimit të klubit patriotik:”Bashkimi Dibran”, në qytetin e Dibres se Madhe, më 1907 u realizua ne Tirane ditën e mërkurë, date 7 qershor, në orën 10.00 në Hotel Tirana International, një aktivitet
jubilar, mes shoqatës “Bashkësia Dibrane” në bashkëpunim me
Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.
fotografi nga konfernca shkencore, datë 07 qershor 2017
Krahas
të ftuarve, ishin të pranishëm përfaqësues nga komuniteti dibran në Tiranë,
përfaqësues nga jeta akademike dhe universitare, studiues, gazetar dhe
intelektual, ishte i pranishëm kandidati për deputet në Qarkun Dibër, Gjeneral Xhemal Gjunkshi. Nderonte me pjesëmarrjen e tij, në aktivitet Presidenti i
Republikes, shk. Tij., z. Bujar Nishani;
Pas
hapjes se konferences shkencore dhe hymnit të flamurit, fjalën e mori kryetari
i shoqatës “Bashkësia Dibrane”, z. Bujar
Kapexhiu, i cili në fjalen e tij evidentoj aktivitetet më të suksesshme të shoqatës, objektivat dhe programin e aktiviteteve në vazhdim.
Më pas për të pranishmit u shfaq një dokumentar i shkurtër, i cili tregonte për udhëtimin historik nga
klubi patriotik, bashkimi dibran i 1907, tek djelmenia dibrane e viteve 1920-1939, e deri më sot tek
shoqata “Bashkësia Dibrane”; Dokumentari insert, tregonte sesi lindi kjo
shoqatë, kush ishin figurat kombëtare që e përbënin atë, vlerat dhe program i
saj. U shfaqën portretet e grupeve intelektuale që e përbënin atë. U kujtuan figurat
e para si, Hafez Sherif Langu, Hoxhë Said Najdeni, Josif Bageri, Jashar Erebara, Haki Stërmilli, Haki Sharofi, Izet
Shatku Dibra etj., figura.
Më pas u bë përshëndetje nga përfaqësuesi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë,
nga studiuesi dhe historiani prof. dr. Beqir Meta, i cili në kumtesën e tij, e
vuri theksin tek kontibuti i personaliteteve dibrane për shtetndërtim kombëtar
Shqiptar, në vitet 1920-1930; Ai ne fjalën e tij, vlerësoj rolin dhe filozofinë e personalitetit të Vehbi Dibres, si kryetar i parë i senatit, Jashar Erebares, Fiqiri
Dines, Hafiz Xhemal Mullahit, dhe të dy ministrave te sukseshem dibranë te
Abdurahman Dibres, si ministër i Arsmit dhe të Faik Shatkut, si zv.kryeminstër
dhe ministër i Drejtesise; më pas foli prof. dr. Bajram Xhafa, nga Fakulteti i Historisë,Universiteti "Luigj Gurakuqi" Shkodër, ku në diskutimin e tij shfaqi dimensionin intelektual dhe shpirtëror të disa prej figurave patriotike dibrane.
Me
pas fjala ju dha kryetarit të shtetit, Presidentit të Republikes, Shk. Tij, z. Bujar Nishani, i cili falenderoj
organizatoret per ftesen në konferencë; ai në fjalën e tij, theksoj vlerat e dibrës dhe
dibranëve, si ruajtës të zakoneve të mira, traditave, dhe faktor unifikues dhe pranues
të të tjerëve; Më pas z. Nishani, evidentoj vlerat dhe resurset jo vetëm patriotike dhe intelekruale të Dibrës së Madhe, por dhe rëndësinë e Rrugës së Arbërit, si pikë lidhëse mes Tiranës dhe Dibrës, si dhe vlerësoj punën e ekspertëve mbi fitores e kauzës mbi mosdevijimin e Lumit Radika; Prsidenti Bujar Nishani, dekoroj me rastin e 110 vjetorit të krijimit të Klubit patriotik, me Urdhrin: "Nder i Kombit" (pas vdekjes) personalitetet si: Josif Bageri, Hafëz Sherif Langu, Hoxhë Said Najdeni, Jashar Erebara dhe Izet Shatku Dibra;
Ndërsa me Urdhrin "Mjeshtër i Madh" u dekoruan personalitetet si: Adivije Sharofi (Alibali), Tofik Jegeni, Arian Kadiu, Mukades Erebara (Shaqiri), Molinar Kolaneci, Saimir Shatku dhe Ermira Pirdeni, me Urdhrin: "Për Merita të Veçanta Civile";
Presidenti Bujar Nishani duke dekoruar znj.Adivije Sharofi (Alibali)
dekorimi i aktivistes së shoqërisë civile, znj.Ermira Pirdeni
Më pas aktiviteti vijoi në mbrëmje me përgatitjen e iftarit tradicional, një aktivitet i përvitshëm i cili realizohet me pjesëmarrjen e komunitetit dibranë në Tiranë dhe me dashmirës e miq nga Dibra e Madhe;
No comments:
Post a Comment