Konferencë shkencore-Kryengritja e Dibrës 1913
Në organizim të pushtetit vendor të Dibrës dhe në bashkëpunim me shoqatën ,, Bashkësia Dibrane ,, nga Tirana, u mbajt konferenca shkencore-Kryengritja e Dibrës 1913.
Në këtë panel ishin të pranishëm përfaqësues eminent nga Tirana, Peshkopia, dhe Dibra të cilët dhanë historiatin e gllabëruar të Dibrës, e cila ka qenë një ndër vilajetet më të pushtuara nga ana e të huajve.
Kryetari I Dibrës, Ruzhdi Lata duke përshedetur të pranishmit theksoi : ,, Është ditë e veçantë për Dibrën dhe për 100 mysafirët e Tiranës sepse është rast I veçanta për të gjithë ne, sepse këtu shpaloset historia e Dibrës, sepse ka qenë shënjestër nga të gjithë llojet e sistemeve politike në këto troje, por Dibra mbijetoi. Me zullumin që iu bë, më vështirësitë që përjetoi , me migrim masiv në Tiranë ku Dibra u shpraz , prandaj në mënyrë shkencore profesorët me ligjeratat dhe kumtesat e tyre do të japin realitetin e thuktë të qytetit të Dibrës,, tha Lata. Sipas tij Dibra mbetet obligim për ne por duhet tu përkushtohemi edhe dibranëve në Tiranë, sepse ne jemi një gjak një shpirt, jemi dibranë dhe do mbesin tanë jetën, potencoi Lata.
Dr. Gafur Zoto, Prof. dr. Agron Tufa, Prof. Mahmut Hysa, Prof. Uran Butka, Dr. Qerim Lita.
Ne foto. Kryetari i Keshillit Bashkiak te Tiranes z. N. Kosovrasti me Kryetarin e Komunes Diber e Madhe-Rr. Lata
Pamje nga Konferenca Shkencor ne sallen: "URANIKU", Hotel VENEC, Diber e Madhe, 28 Shtator 2013
Ne foto: N. Vorpsi, S. Shatku, I. Krosi, T. Jegeni, G. Ostreni, Rr. Lata, N. Kosovrasti, T. Kosovrasti, Y. Pilku, B. Mashkulli
Kryetari i Bashkësisë së Peshkopisë, Ilir Krosi nënvizoi se Dibra ka vlera të mëdha dhe se duhet të vazhdojmë amanetin e të parëve tanë sepse të dyja Dibrat kanë evokim të madh të vlerave kombëare, përfundoi Krosi.
Ligjërues të kumtesave shkencore ishin Pr. Dr. Mahmut Hysa, Pr. Dr. Uran Butka, studiuesi nga Shkupi, Qerim Lita, historian Gafur Zoto dhe sekretari i shoqatës "Bashkësia Dibrane" Phd. Saimir Shatku.
Dibrani pr. Dr. Mahmut Hysa dha një elaborat me temë ,,Konferenca e Ambasadorëve në Londër,, në të cilën kumtesë përmendi ndarjen e kulaçit të Dibrës, nga vendet ballkanike dhe forcat e mëdha Evropiane, duke mos anashkaluar këtu Gjakovën , Shkodrën, Pejën, Janinën, Shqipërinë etj.
Sekretari i shoqatës ,"Bashkësia Dibrane," Saimir Shatku pasi përshëndeti të pranishmit dhe falenderoi Komunën Dibër për bashkëpunim të suksesshëm, ftoi që të ngjitet në podium Kryetarin e Këshillit Bashkiak të Tiranës z. Niazi Kosovrasti që në emër të Komunitetit Dibran në Tiranë ti dorëzojë " Certifikate Mirënjohjeje" Kryetarit të Dibrës z. Ruzhdi Lata për kontributin e madh në sferën e historisë kombëtare dhe bashkëpunimit me Këshillin Bashkiak të Tiranës dhe komunitetin dibran ne Tirane. Kryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës z. Niazi Kosovrasti duke përshëndetur të pranishmit potencoi domosdoshmërinë e thellimit të bashkëpunimit edhe më të lartë ndërmjet komunitetit dibran të Dibrës dhe të atyre që jetojnë në Tirane, si në data historike, ne promovimin e trashegimise kulturore, ashtu edhe në sfera tjera shoqërore. I gjithe aktiviteti dy ditor 28-29 shtator 2013, per 100 mysafiret dibrane te Tiranes, u mbeshtet nga suporti financiar i bizesmenit dibrane me banim ne SHBA-ve, z. Ylber Pilku.
Freskimi i fundit (MONDAY, 07 OCTOBER 2013 07:52) komuna Diber e Madhe-Maqedoni
No comments:
Post a Comment