DIBRA E MADHE DO TA SHPALL QYTETAR NDERI Prof. Dr. SALI BERISHËN
Komuna e Dibrës se Madhe do ta shpall Qytetarë Nderi ish Kryeministrin e Shqipërisë Sali Berishën.
Kryetari i Komunës së Dibrës Mr.Ruzhdi LATA tha se janë tre arsye që ky individ të shpallet qytetar nderi i Dibrës.
“Berisha është një ndër iniciatorët e sjelljes së demokracisë në Ballkan dhe në të gjitha trojet shqiptare. Vitet 1991-1992 ishin vite që ne nuk i harrojmë por duhet që të mos i harron edhe historia, arsyeja e dytë janë raportet ndërshtetërore sepse Berisha njohu shtetit e Maqedonisë, kombin, gjakun dhe përherë Republika e Shqipërisë ka pasur marrëdhënie të mira me Maqedoninë . Arsyeja e tretë është se ne kemi farefis në Shqipëri të cilët nuk i njihnim dhe nuk na njihnin. Berisha mundësoi që gjaku të njeh gjakun, farefisi të njeh farefisin. Me Berishën u realizua çdo gjë edhe pse ai nuk gëzon asnjë post, ne jemi ata që duhet ti japim vlerat e atdhedashurisë, përfundoi Lata.
Me date 31.10.2013 Keshilli komunal Dibër,me propozim të Kryetarit të Komunës Mr.Ruzhdi LATA vendosi që prof.Dr Sali Berisha Qytetar Nderi i Dibrës së Madhe.
Kryetari LATA falenderoi keshilltarët për votimin unanim nga të gjithë partitë përbërëse të këshillit.
BDI,PDSH,VMRO,LSDM,PAI ,Partia Turke dhe antari i panvarur.Të cilët përbëjnë Këshillin komunal në Dibër.
Propozimin e këtillë e miratuan njëzëri të gjithë këshilltarët e këshillit komunal dhe pllaketa e shpalljes dhe çelësi i qytetit do të dorëzohet nga ana e Kryetarit të Komunës në prani të anëtarëve të Këshillit të Komunës.
Komuna e Dibrës deri më tani ka shpallur qytetar nderi Bamir Topi, ish presidentin e Republikës së Shqipërisë, Sine Hollan nga Norvegjia, Dr. Azmi Dibra, mikrobiolog me origjinë dibrane dhe Nikollas Knauf nga Austria.

No comments:
Post a Comment