“ Bashkësia Dibrane, një rrugëtim ndër vite…. “
Ekstrakt i vendimit te Kongresit te Dibres, 1909
26 dhjetor 1992 – 26 dhjetor 2011, 19 Vjet Shoqata Bashkësia Dibrane
Me date 26 dhjetor shoqata Bashkesia Dibrane ka datëlindjen e saj. E formuar nga nje nisme qytetaresh, intelektualesh dhe familjesh dibrane me banim ne Tirane, kjo shoqate pati si qellim te vepronte si nje pararoje per te kujtuar me respekt dhe nderim te gjithe ato figura, personalitete, dijetare, patriote, dhe intelektuale te cilet u shperngulen padrejtesisht nga Dibra e Madhe ne shtatorin e vitit 1913, si pasoje e genocidit dhe dhunes mizore te pushtuesit serb, duke gjetur mbeshtetjen ne bujarine dhe qytetarine e familjeve Tiranase. Si nje jehone per te kaluaren por dhe nje perkujtim historik per brezat e sotshem, per kuvendet e ndriteshme dibrane nder vite, qe kujtohen dhe sot me zell ne cdo ngjarje historike. Sot me daten 26 dhjetor te vitit 2011, kjo shoqate ka 19- vjetorin e krijimit te saj.
Nuk duhen harruar anetaret dhe figurat e para te cilet ishin drejtuesit e shoqates Bashkesia Dibrane nder vite, si: Prof. dr. Hiqmet Gonxhe, Prof. Gëzim Erebara Prof. Feti Borova, Prof. dr. Arian Kadiu, te cilet punuan me pasion dhe angazhim qe kjo shoqate te kete aktivitete dhe jetegjatesi nder keto vite.
Në gjurmët e historisë së Shoqatës Bashkësia Dibrane……
Bashkesia Dibrane eshte vazhdimesi historike e Klubit atdhetar “Bashkimi Dibran” e themeluar ne Diber ne 26 dhjetor te vitit 1908, me qellim zgjimin e ndjenjave kombetare dhe mbrojtjen e gjuhes dhe kultures Shqiptare si rezistence ndaj pushtimit. Kjo shoqatë i ka rrënjët e saj në lëvizjet patriotike dhe kombëtare, të cilat filluan të organizoheshin para shpalljes së Pavarsisë së Shqipërisë, ku Klubi atdhetar “Bashkimi Dibran” nga ku dhe shoqata Bashkësia Dibrane ka mare kete emertesë, e themeluar po me te njejten date ne 26 dhjetor te vitit 1908 si dhe shoqëria “Djelmënia Dibrane” e njour ndryshe si Bashkimi i rinisë dibrane, patën rol kryesor në rizgjimin e krenarisë kombëtare, patriotike, për të mbrojtur vëndin e tyre kundër pushtuesit, duke i sherbyer ceshtjes kombetare dhe perhapjes se gjuhes shqipe. Kryetar i pare i Keshillit Administrativ te Klubit atdhetar “ Bashkimi Dibran” ka qene Hafiz Sherif Lengu. Eshte fakt se ky klub e realizoj misionin e tij plotesisht duke i sherbyer ceshtjes kombetare dhe perhajes se kultures dhe gjuhes shqipe. Ky klub, duke bashkuar forcat demokratike dhe perparimtare kunder pushtuesit, pati nje rendesi te madhe, per ti bindur dibranet ne realizimin e bashkimit te nje force kombetare dhe politike. Klubi atdhetar Bashkimi Dibran dhe shoqeria Djelmënia Dibrane kane patur ne gjirin e tyre shume anetar aktiv, ku spikaten ne realizimin e aspiratave per pavaresi dhe zhvillim kombetar. Por kush ishin nismetaret dhe firmetaret e pare te krijimit te Bashkimit Dibrane ? Haki Stermilli ne studimin e tij “Dibra në prag të historisë” Tiranë 1940, shkruan tekstualisht se: Per fat te keq nuk mundem me gjet gjithe ato anetar qe pat ky klub. Prandaj do te mjaftohemi tue prëmend emrat e atyne qe na njoftuen: Shyqyri Iliaz Pasha (Coku), Qamil Daci, Vehbi Xhindi, Fiqiri Rusi, Izet Shatku (Dibra), Ali Erebara, Said Najdeni (Hoxhe Voka), Tefik Xhuglini, Hafes Mehmet Kadro, Esat Hajdaraga, Hafiz Vehbi Agolli (Dibra), Ali Zeqo, Aziz Mezelxhi, Abdurahman Xhuglini, Tafce Isaku, Zeqir Hutani, Abdi Hatibi, Gani Bagolli, Dan Cami, Aqif Uruci, Sami Gonxhja, Nurce Xhuglini, Izet Bastri, Izet Pitarka, Haki Xhuglini, Vehbi Hatibi, Gani Bagolli Murat Daci, Ferid Hatibi, Rakip Pitarka, Hamid dhe Fuad Hajredin Aga, Hysni Qilafku, Shaban Pepa, Hajredin Varvarica, Hafes Muhamet dhe Hafes Mahmud, Haxhi Mulla Mahmudi, Jashar Zeraliu, Muharrem Tërnova, Tafë Tërshana, Abdullah Hatibi, Shaban Cami, Riste Pasinka, QazimTufce, Tefik Jegeni, Tole Xhufka, Ali Pustina, Shahin Cami, Jashar Zeneli, Hamid Daci, Izet Maqellara, Sherif Zeqir Berberolli, Eqerem Cami, Kadri Vërzivolli, Dervish Zylfikari, Fiqiri Mersini, Hafëz Meta, Raif Nallbani, Hysen Kodra, Ismail Strazimiri, Maliq Daci, Abdurahman Shemsi Beu, Rifat Miza, Hasan Ballanca, Razie Pregja, etj.
Si lindi Djelmënia Dibrane apo Bashkimi i rinis dibrane. Kush ishin figurat qe e përbënin.
Pas viteve 1920 roli dhe veprimtari e Klubit atdhetar Bashkimi Dibrane u zbeh disi (por me fokusin se puna dhe misioni i saj patriotik dhe kulturor ishte permbushur plotesisht, kujtojme kryengritjet dibrane dhe kuvendet e dibres, te iniciuar nga anetaret e ketij klubi patriotik Bashkimi Dibran). duke ja lene vendin, nje organizate me rinore, me me teper aktivitete patriotike, kulturore, aregeture dhe sportive, padyshim me nje objektiv politik dhe ajo ishte Shoqeria “Djelmeria Dibrane” e njohur ndryshe me emerteses Bashkimi i rinis dibrane duke patur ne gjirin e saj te rinj te pergatitur qe kishin studiuar ne perendim, arsimtar, intelektual, politikan e figura letrare te kohes synonin bashkimin e energjive dhe te dijeve te tyre per te ta drejtuar vendin dhe institucionet drejt aspiratave shtetformuese.
Pas viteve 1930 me krijimin dhe konsolidimin e institucionve te shtetit shqiptar roli i shoqerise Bashkimi i rinise dibrane vjen duke u forcuar, por dhe duke u pasuruar me larimin e aktiviteteve te saj, duke patur shume figura politike, kulturore dhe letrare. Kështu si përfaqësues të klubit Djelmënia Dibrane apo i quajtur ndryshe si Bashkimi i rinisë dibrane, kanë qenë figurat e jetes politike, publike dhe kulturore te kohes si: Abdurahman Dibra, Hafis Xhemali, Faik Shatku, Ismail Strazimiri, Ali Erebara, Irfan Majuni, Selim Rusi, Talat Drini, Edip Tershana, Hamza Drini, Haki Sharofi, Haki Stërmilli, Jashar Erebara, Remzi Tërshana, Qemal Agolli, Gani Strazimiri, Hamdi Ohri, Raif Kadiu dhe nje sere figurash te tjera.
Përgatitit: Saimir Shatku L.L.M, Lektor në Universitetin e Tiranës
No comments:
Post a Comment