Friday, December 9, 2011

PROMOVIM DOKUMENTARI
















Pamje nga aktiviteti i Shoqates Bashkesia Dibrane ne sallen e Akademise se Shkencave -Tirane






Shfaqe Dokumentari: " Me dibranet e Tiranes, nje histori rrugetimi "

Diten e shtune ne ambjentet e Akademise se Shkencave ne Tirane u promovua dokumetari me karakter hisoriko-social i pergatitur nga gazetarja Vjollca Sadiku. Te pranishem ne kete aktivitet ishin drejtues te qeverisjes vendore nga Tirana dhe Dibra e Madhe, intelektual dhe mjaft qytetar dibrane me banim ne Tirane. Posacerisht per kete aktivitet kishin ardhur nga Dibra e Madhe dhe nje grup studentesh te rinj si dhe qytetar e familjare. Qellimi i ketij dokumentari ishte qe te tregonte karrvanin e rrugetimit hisorik te familjeve te para dibrane te cilet gjate eksodit te genocidit te viteve 1913-1920 lane shtepite dhe te afermit e tyre per tu vendosur ne Tirane. Personazhe ne kete dokuemtar ishin ngjarjet e verteta, largimet e padrejte dhe me dhune i ketyre familjareve nga vendet e tyre, nostalgjia e nje sere artisteve dhe intelektualeve te cilet te mallengjyr tregonin ngjarjen si dhe historite e te pareve te tyre sesi u shpergulen nga Dibra nen peshen e percmimit dhe te dhunes, duke treguar doreshkrime dhe fotografi te familjareve te tyre. Ky dokumentar eshte shfaqur per kater jave rrjesht ne tevizionin e Dibres, me nje trasmetim prej nje ore ne jave ( gjithesej pergatitur 4 ore telereportazh), duke patur nje audience te gjere dhe teper te kerkueshme per tu ritasmentuar me kerkes te publikut. Pergjate 1 ore ne dokumentar u evidentuan gjithashtu marredheniet e shkelqyera mes familjeve Dibrane dhe Tiranase, te cilet nuk kurrsyen asgje per bujarin dhe mikepritjen e tyre tradicionale dhe te vecante ndaj dibraneve. Ne kete veprimtari promovuese na nderonin me pjesemarrjen e tyre Z. Njazi Kosovrasti Kryetar i Keshillit Bashkiak te Tiranes, Dr. Argetim Fida Kryetar i Komunes Diber-Maqedoni, Z. Bujar Kapexhiu, anetar i kryesise se SHBD dhe Mjeshter Arti. Ne perfundim te shfaqes se dokumentarit fjalen e morri dhe kryetari i Komunes Diber-Maqedoni, Dr. Argetim Fida, i cili ftoj shoqaten Bashkesia Dibrane dhe Komitetin “Nisma per Rrugen e Arberit” te drejtuar nga Znj. Yllka Causholli, per te festuar se bashku vitin qe vjen ne Diber, Jubileun e 100-Vjetorit te Shpalljes se Pavaresise Kombetare, ftese e pritur me kenaqesi nga te pranishmit.



No comments:

Post a Comment